• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Xhakli zbërthen legjendat në vepra arti

Publikuar: 06.07.2012 - 09:59

Ferizaj, 6 korrik - Piktori i mirënjohur ferizajas Haki Xhakli është kthyer në Ferizaj me një ekspozitë të tij personale, në nderim të Ditës së Pavarësisë së ShBA-së. Në Galerinë e Arteve në Ferizaj të mërkurën në mbrëmje në ai ka krijuar një atmosferë artistike duke mbledhur artistë dhe dashamirë të artit.

“Piktori Xhakli tashmë ka krijuar identitetin e vet krijues me tone të veçanta origjinale, ku spikat me figuracionin sa simbolik po aq edhe metaforik me elemente folklorike”, ka thënë piktori Muhamet Ahmeti. Ai ka veçuar faktin se në pikturat e Xhaklit si lajtmotiv mund të gjenden edhe motive baladash ku mbizotëron figura e kalit apo e shqiponjave duke shprehur kështu botën shqiptare të legjendave.

“Me stilin e ëndrrave, brenda një magjie, piktura e Haki Xhaklit shkon e vjen për të parë veten dhe kohën. Edhe ajo që ka mbetur nga e kaluara, në mënyrë të suksesshme është ruajtur ndryshe”, ka shkruar akademik Rexhep Ferri në katalogun e ekspozitës.

Vetë piktori Haki Xhakli është ndier i emocionuar që rikthehej me ekspozitë personale në Ferizaj. “Kam ekspozuar me dhjetëra herë, por kësaj radhe më duket më ndryshe nga fakti se tash kemi një galeri të bukur të qytetit”, ka thënë ai.

 

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell