• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Akademik Qosjes i dorëzohet çmimi “Beqir Musliu”

Publikuar: 23.06.2012 - 09:58

Gjilan, 23 qershor - Në ceremoninë e ndarjes së çmimit letrar “Beqir Musliu”, studiues dhe kritikë kanë çmuar veprën e akademik Rexhep Qosjes, i cili, sipas tyre, me virtytet më të larta të një krijuesi postmodern bëri që me meritë të shpallet laureat i këtij çmimi. Akademik Qosja ka thënë se është i nderuar që merr çmimin i cili mban emrin e një krijuesi të gjithanshëm me një dhunti të gjerë, siç ishte Beqir Musliu.

Ceremonia e dorëzimit të këtij çmimi është mbajtur të premten në një seancë solemne në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

“Për Beqir Musliun kam shkruar qysh në vitet 1967, sepse vëreja që në shkrimet e tij kishte diçka interesante dhe të dobishme dhe dallonte nga të tjerët. Në mesin e shkrimeve të radhitura në ‘Antologjinë shqipe’ është edhe kritika për veprën e Beqir Musliut, i cili në kohën edhe kur e kam shkruar këtë vepër ka qenë rreth 30-vjeçar, një krijues i ri i radhitur në mesin e krijuesve më të vjetër, por me një mendim të veçante krahas të tjerëve”, ka thënë akademik Qosja. Çmimin “Beqir Musliu” ia ka dorëzuar kreu i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa. Emri i fituesit qe bërë publik para dhjetë ditësh. Pos Qosjes, ars club “Beqir Musliu” sivjet kishte futur në rrethin e ngushtë edhe Agim Vincën, Jusuf Buxhovin, Salih Bashotën, Nehat Sopajn, Anton Nik Berishën e të tjerë.

“Është nder i veçantë se çmimi ‘Beqir Musliu’ i jepet krijuesit të veçantë të hapësirës shqiptare në një konkurrencë të denjë. Sivjet ndihemi fare mirë që këtë çmim juria i ndau njërit nga njerëzit më meritorë të letrave shqipe dhe të mendimit tonë kritik, shoqëror e politik, mikut të madh të ngjarjeve kulturore e letrare në Gjilan, të nderuarit akademik Rexhep Qosja”, ka thënë Mustafa.

Faik Shkodra- i cili bashkë Sabit Rrustemin e Nuhi Rexhepin përbëjnë jurinë - tek ka arsyetuar vendimin për çmimin, ka folur për rëndësinë e krijimeve të Qosjes, i cili, sipas tij, hyn në radhët e para të rilindësve të kohës së re. ”Vepra e Qosjes është një nga bazamentet e rilindjes sonë moderne, duke ia atribuuar vlerat krijimtarisë së kombit me një kulturë të mirëfilltë të shkrimeve”, ka thënë, ndër të tjera, Shkodra. Lëvdata të mëdha për veprën e krijuesit Rexhep Qosja ka thënë dhe poeti e kritiku Agim Vinca. Sipas tij, krijimtaria e Qosjes radhitet bashkërisht me atë të shkrimtarëve postmodernë me një kulturë të veçantë të shkrimit, e cila e dallon atë prej bashkëkohësve të tij.

”Janë katër romanet e tij me të cilat pos kombit tonë u kanë shërbyer edhe kulturave të tjera botërore, siç është vlera e romanit ‘Vdekja më vjen prej syve të tillë’, i cili është i përkthyer tashmë në shumë gjuhë të huaja”, ka thënë Vinca, shkruan sot “Koha Ditore” 



 

Komente (1)

kadri loshi23.06.2012/17:53

nuk e meriton me shku

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell