Kalendari historik, 23 qershor
Artikujt tjerė
- Kalendari historik, 23 qershor
- Shqiptarët e Turqisë rikujtojnë terrorin serb në Kosovë
- Hipermarketi patriotik vjen në Prishtinë
- Biblioteka e FSK-së pasurohet me libra të rinj
- Festa e muzikës gjallëron Shtëpinë e Pleqve
- Kulla e Azem Galicës nuk mirëmbahet nga askush
- Bombë në Beograd promovohet në Junik
- Shqipëria e 1912-s në fotot e francezëve
- Nesër përurohet Polifonia e tekstit letrar e Mahmud Hysës
- Shkodra bëhet me Akademi të Arteve
1967 Presidenti amerikan, Lyndon B. Johnson, takohet me kryeministrit sovjetik, Alexei Kosygin, në Glassboro të New Jerseyt, ku u mbajt një konferencë treditore për shqetësimet e dy superfuqive të luftës së ftohtë.
1972 Presidenti amerikan, Richard Nixon, dhe shefi i kabinetit të tij i Shtëpisë së Bardhë, H. R. Haldeman, incizohen gjatë bisedave të tyre ku përpiqen ta përdorin CIA-n për ndaljen e hetimeve të zhvilluara nga FBI-ja pas dyshimeve për aferën Watergate, shkak i së cilës Nixon dha dorëheqjen.
1981 Një aeroplan i kompanisë India Air kishte humbur kontrollin mbi territorin ujor irlandez, duke lënë 329 pasagjerë të vdekur. Aeroplani nuk kishte kaluar më shumë se 45 minuta fluturim pas ngritjes nga aeroporti londinez në momentin kur ka humbur kontaktin me radarët.
1983 Papa Gjon Pali i Dytë u takua me liderin e ndëshkuar të punëtorëve të Polonisë, Lech Walesa, i cili ishte lider i Solidaritetit, një lëvizje që nxiti frymën e rebelimit të polakëve për rrëzimin e komunizmit në fund të viteve tetëdhjetë.
1991 Moldavia, ish-republikë sovjetike, shpall pavarësinë e saj pas fillimit të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
1992 Teflon Don u dënua me burgim të përjetshëm. Bosi i krimit të New Yorkut, John Gotti, ishte dënuar me dënimin kapital. Atij nuk i ishte lejuar as e drejta e ankesës. Ai ishte drejtuesi i mafisë më të madhe njujorkeze, që zhvaste dhe vriste njerëz të biznesit.









