• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shqiptarët e Turqisë rikujtojnë terrorin serb në Kosovë

Publikuar: 22.06.2012 - 20:05

Ankara, 22 qershor - Shqiptarët e Turqisë i përkujtuan dhimbjet dhe torturat e shpërnguljes së tyre nga trojet shqiptare për në Turqi me promovimin e librit të Prof. Dr. Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”.

Aktivitetet për promovimin e librit filluan nga kryeqyteti i Turqisë, Ankara, ku promovimi u drejtua nga zv/kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Turqisë, Ahmed Fidan. Në ceremoninë e promovimit morën pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Ankara, Bekim Sejdiu, zv/kryetari i parlamentit të Turqisë, Mustafa Kabakxhi, si dhe shumë deputetë e pjesëtarë të organizatave të ndryshme civile të Ankarasë.

Promovimin e hapi kryetari i Bordit Drejtues të Mirëbesimit të Fondacionit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Turqisë, D. Mehmet Doan, i cili tërhoqi vëmendjen në 100 vjetorin e luftërave ballkanike, duke thënë: “Ngjarjet që ndodhën 13 vjet më parë në Kosovë janë zhvilluar edhe para 100 vjetëve. Shteti i Kosovës doli pas këtyre masakrave të mëdha. Por kjo ngjarje e madhe natyrisht ka një sfond serioz historik”.

Ndërkaq, ambasadori Sejdiu theksoi se libri përcjell një mesazh të thjeshtë por edhe të fuqishëm për t’i treguar botës se çfarë ka ndodhur me ne në të kaluarën.

Stacioni i dytë i promovimit të librit ishte në Bursë, në selinë e Shoqatës Kulturore Shkupi-Kosova. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i shoqatës, Rexhep Gyndyz, i cili tha se gjatë luftës në Kosovë shqiptarët e Turqisë u mobilizuan për të ndihmuar vëllezërit shqiptarë të Kosovës. Ai nënvizoi se është e pamundshme të besohet se njeriu (kriminelët serbë) mund të bëjë gjëra të tilla siç janë pasqyruar nëpër fotografi. “Gjatë shfletimit të librit hasa fotografi me fatkeqësi tronditëse, njerëz të vrarë dhe të masakruar para familjes, gra dhe femra të përdhunuara, njerëz me koka të prera, të djegur për së gjalli e shumë pamje rrëqethëse që e bëjnë njeriun t’i lotojë zemra”, tha Gyndyz.

Fahrettin Gylener, ish-deputet në Parlamentin e Turiqsë dhe konsull nderi i Kosovës, u shpreh se me shfletimin e librit i përkujtoi ditët e përdhunimeve dhe torturimeve të fëmijërisë së tij para shpërnguljes nga Kosova. “Libri të cilin jemi duke e promovuar është një dokument i pa kundërshtueshëm, ngase bazohet në fakte dhe dokumente, andaj obligimi ynë si shqiptar është jo vetëm të mbetemi me përkujtimin e së kaluarës, por të marrim mësim nga kjo tragjedi e kaluar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”. 

Komente (1)

Izber Pasjaqa23.06.2012/18:52

Po mire qe ka bere kete publikim .por me se miri ishte qe te bisedohet me qeverin Turke qe pse nuk u lejohet shqiptareve qe jeton ne Turqi te mesojn gjuhen shqipe neper shkolla siqe mesojn turqit ne kosove gjuhen e vet.Edhe pse e dijm qe ne Turqi jetojn afro 45 milionshqiptar.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu