• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

“Hipermarketi patriotik ” vjen në Prishtinë

Publikuar: 22.06.2012 - 09:57

Prishtinë, 22 qershor - Kur në tetor të vitit të kaluar në teatrin “Bitef” në Beograd po jepej shfaqja që tubon aktorë nga Kosova, Serbia, Shqipëria e Maqedonia, forcat policore ishin dërguar të mbanin rendin. Një grup nacionalistësh serbë kishte paralajmëruar se nuk do të rrinte indiferent ndaj kësaj ngjarjeje kulturore. Shfaqja që bazohet në rrëfimet e shqiptarëve dhe të serbëve, prodhim i Asociacionit “Kulturanova” të Novi-Sadit, qendrës “Multiemedia” të Prishtinës dhe “Bitef” të Beogradit, ishte planifikuar të jepej në Prishtinë, qysh në nëntor të atij viti. Por kjo do të bëhet realitet, tek këtë të diel, kur në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës do të jepet shfaqja e cila në Beograd kishte marrë duartrokitje të mëdha. Shfaqja me regji te Dino Mustafiq, “Hipermarketi patriotik”, bazohet në tekst të dramaturgut kosovar Jeton Neziraj dhe koleges së tij nga Serbia, Minja Bogavac, që përthekon rrëfimet e vërteta të njerëzve të thjeshtë nga këto vende. Aty luajnë aktorët Kushtrim Hoxha, Ema Andrea, Slobodan Beshtiq, Dubravka Kovjaniq, Bajrush Mjaku dhe Milutin Milosheviq.

“Patriotic Hypermarket” është pjesë e projektit “Pamje nga dritarja ime”, që merret me rrëfimet personale nga Serbia dhe Kosova. Si pjesë e tij, 40 serbë dhe shqiptarë të Kosovës ishin intervistuar dhe kishin rrëfyer kujtimet e tyre për luftën në Kosovë, pritjet e tyre për të ardhmen dhe mundësitë e pajtimit.  

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell