Rrugëtimi i kombit në Shekulli i shtetit shqiptar

Artikujt tjerė
- Rrugëtimi i kombit në Shekulli i shtetit shqiptar
- Sonte në TKK premiera e Norës së Ibsenit
- Prishtina bëhet edhe me një hartë turistike
- Kalendar historik, 12 qershor 2012
- Drama e Kosovës, ekspozitë fotografishë e gazetares Mirela Oktrova
- Rexhep Qosja, fitues i çmimit letrar Beqir Musliu
- Nobel ul çmimet për laureatët
- SHBA investon 530 mijë euro në kalanë e Vushtrrisë
- Iraniania Samira Makhmalbaf anëtare e jurisë së DokuFestit 2012
- Koncert i orkestrës së RTSH në Prizren
Prishtinë, 12 qershor Pasqyrimi i rrugës së gjatë të kombit shqiptar deri në ditët e sotme, është misioni i konferencës dyditore Shekulli i shtetit shqiptar, që ka nisur të hënën në kryeqytet. Konferenca e organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës ka bërë bashkë studiues të fushave të ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare.
Drejtori i Institutit Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshi, ka dhënë arsyen pse është organizuar një konferencë e tillë.
Organizimi i konferencës për nder të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, pikërisht në ditët e mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit, bëhet për të risjellë perceptimin e pandashëm të këtyre dy ngjarjeve më domethënëse dhe më me ndikim në historinë shqiptare, ka thënë Hyseni, derisa ka shtuar se Shekulli i shtetit shqiptar do të mundohet ta pasqyrojë sa më mirë rrugën e gjatë të kombit shqiptar deri në ditët e sotme.
Në ceremoninë e hapjes së konferencës ka folur edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, i cili ka kujtuar sakrificat që janë bërë për krijimin e shteteve shqiptare.
Jemi dëshmitarë që pa jetët e mijëra e mijëra shqiptarëve, edhe në 1912-n, por edhe në luftën e fundit, në vitin 1999, nuk do të kishim as Shqipëri të lirë, as Kosovë të lirë. Siç thotë shkrimtari ynë i shquar, Ismail Kadare liria ka gjithmonë nevojë për një karburant të veçantë, që është gjaku. Por kur themi kështu, kjo nuk do të thotë që këtë karburant kaq të çmuar ta përdorim pa kriter, vend e pavend, kohë e pakohë, ka thënë ambasadori Lauka.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka thënë se konferenca mund të japë disa përgjigje të rëndësishme.
Unë besoj së të gjithë e kemi të qartë: çka po të mos ishte shteti shqiptar, si do të ishte fati i këtij të dytit, a do të ishte vallë apo nuk do të ishte fare? E pyetje e dilema të tjera që mund ti shtrojmë vazhdimisht. Por shumë mirë që ishte i pari, u bë i dyti dhe uroj që kjo konferencë shkencore edhe të japë përgjigje gjithsesi të urtë, me mendje gjithsesi racionale dhe me mendim shumë të konsoliduar se çka është perspektiva e të dy shteteve shqiptare në Ballkan, ka thënë Buja.
Akademik Rexhep Qosja, në fjalimin e tij ka thënë se në 100 vjet pavarësi, Shqipëria do të ndërronte shpesh emrat politiko- shoqërorë.
Për nga mënyra e sundimit, ishte më së gjati republikë, e më së shkurti mbretëri, por shkurt demokratike e gjatë autokratike, ka thënë akademik Qosja.









