Europa së shpejti hap dyert

Artikujt tjerė
- Kosova ska alternativë për kthimin e artefakteve nga Serbia
- Ska kërkesë për kinema verore në Prishtinë
- Gruaja e Hasit përcjell traditën në skulpturë guri
- Kalendari historik, 13 qershor 2012
- Prizren: Përfundoi festivali ndërkombëtar i poezisë Drini poetik
- Ka nis akreditimi i gazetarëve për DokuFest
- Në teatrin e Gjakovës shfaqet premiera e dytë e sezonit
- Rrugëtimi i kombit në Shekulli i shtetit shqiptar
- Sonte në TKK premiera e Norës së Ibsenit
- Prishtina bëhet edhe me një hartë turistike
Prizren, 9 qershor - Me ngritjen e katër flamujve të Kosovës dhe po aq të Bashkimit Evropian, në mes të cilave është vendosur simboli i vetë objektit, të premten në Prizren është paralajmëruar afrimi i datës së përurimit të Kompleksit për Zhvillim dhe Kulturë "Europa", e ndërtuar me mjetet e BE-së dhe të Komunës së Prizrenit. Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe të Komunës së Prizrenit kanë shprehur bindjen se ndërtimi dhe vënia në funksion e këtij kompleksi do t'i kontribuojnë pasurimit të jetës kulturore por edhe zhvillimit socio-ekonomik të qytetit historik. Ata janë shprehur të kënaqur me përmbylljen e fazës së dytë të punimeve në qendrën që simbolikisht do të quhet Europa.
"Punimet pothuaj janë finalizuar dhe prej tani mund të vërehet se ky objekt do ti kontribuojë jo vetëm jetës kulturore por edhe asaj ekonomike dhe zhvillimit të përgjithshëm të qytetit të Prizrenit", ka thënë përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, Christoph Stock, duke vlerësuar se ngritja e flamujve është një simbolikë që dëshmon se Prizreni është anëtare e familjes evropiane.
Sipas tij, kompleksi "Europa" brenda vetes do të inkorporojë disa komponentë zhvillimorë si biznesi dhe turizmi, ndërkohë që do të jetë edhe në shërbim të kulturës dhe fuqizimit të shoqërisë civile.
"Prizreni ka shumë begati turistike që duhet të promovohen dhe Qendra e Turizmit mund të luajë rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Aspekti i dytë i rëndësishëm është mbështetja e biznesit sepse zhvillimi ekonomik dhe social mund të avancohet me qendra të besueshme të biznesit, ku do të mbështeten njerëzit me ide inovative për të nisur apo për të përparuar bizneset e tyre", ka deklaruar Stock. Në të njëjtën kohë zyrtari evropian ka bërë të ditur se do të mbështeten edhe OJQ-të, grupet e grave, shoqatat e komuniteteve minoritare në mënyrë që t'i zhvillojnë aktivitetet e tyre, derisa kompleksi do të jetë edhe në shërbim të qytetarëve përmes festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër "Dokufest".
Ndërkaq kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka falënderuar Zyrën e BE-së për investimin e 500 mijë eurove në realizimin e fazës së të dytë të kompleksit "Europa", që sipas tij pas përurimit do të vihet në funksion të rinisë së Prizrenit.
Ai ka veçuar faktin se në këtë objekt do të vendoset edhe një kinema, që sipas tij i ka munguar qytetit të Prizrenit, dhe e cila do të jetë në shërbim të festivalit ndërkombëtar të filmit "Dokufest".
Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Sadik Paçarizi, ka bërë të ditur se dy fazat e para të projektit kanë kushtuar rreth 580 mijë euro, derisa vlera e përgjithshme e projektit pas inventarizimit të kompleksit pritet që të kapë shifrën prej një milion eurosh, shkruan sot Koha Ditore.










tali13.06.2012/10:19
Na zgjaten veshet mo me kete objekt, kaq objekt i vogel me zgjat kaq kohe per m'u perfundu, katastrof..