Ministria e Diasporës i dhuron libra shqip bibliotekës zvicerane

Artikujt tjerė
- Ministria e Diasporës i dhuron libra shqip bibliotekës zvicerane
- Bekim Fehmiu, princi i popullit të përçmuar
- Into the park festival bënë bashkë muzikën dhe ambientin
- Dera sjell poezi erotike
- Blerim Shala lë takim me lexuesit në shtandin e Botimeve KOHA
- Në Londër zbulohen mbetjet e teatrit të Shakespeare
- QKK me juri të re vlerësuese të projekteve filmike
- Shtëpia e Hivzi Sulejmanit do të bëhet rezidencë shkrimtarësh
- Kalendari historik, 8 qershor 2012
- Mustafa: Arti dhe artistët meritojnë më shumë
Cyrih, 8 qershor - Konsulli i Kosovës në Cyrih, dr. Sali Sefa të enjten pati një angazhim që dallonte nga rutina e punës së përditshme konsullore. Në vend të plotësimit të formularëve, dhënies së pasaportave dhe dokumenteve tjera, ai dhe stafi i tij po përmbushnin një detyrim tjetër: dorëzimin e librave në gjuhën shqipe në një bibliotekë zvicerane.
Bëhet fjalë për realizimin e nismës së ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, për t`i dorëzuar një numër librash bibliotekës Pestalozi në Hardau të Cyrihut, që drejtohet nga shqiptarja Suela Jorgaqi.
Sot po i dorëzojmë bibliotekës Pestalozi një kontigjent prej më shumë se 1 200 librash. Është kënaqësi e madhe që po e bëjmë dorëzimin, por kënaqësia do të jetë edhe më e madhe kur këta libra të lexohen, u shpreh konsulli Sefa në ceremoninë modeste të dorëzimit të librave.
Librat që po i dhurojmë janë të zhanreve të ndryshme, ka romane, libra historikë, monografi etj. Por, në përgjithësi, të gjithë janë libra të rinj, tha konsulli Sefa, njofton portali albinfo.
Dr. Sefa njoftoi më pas edhe për një dhuratë tjetër në trajtë librash që Ministria e Diasporës i ka bërë mërgatës në Zvicër. Nga ministria na janë dorëzuar 16 pako me nga 1 310 copë libra secila, të dedikuara për nxënësit shqiptarë këtu. Organizimin e shpërndarjes e kemi marrë ne si konsullatë dhe do t`ua japim në dorëzim qendrave të LAPSH-it nëpër kantone, tha konsulli, që shoqërohej edhe nga zëvendëskonsullja Ajmone Veseli.
Drejtoresha e bibliotekës tha se pa këtë kontigjent të ri librash, biblioteka që drejton ajo ka mbi 2 000 libra shqip. Por, shtoi ajo, në këtë numër hyjnë edhe cd, dvd, broshura e publikime tjera të të gjithë zhanreve. Lidhur me numrin e lexuesve shqiptarë që frekuentojnë bibliotekën, Jorgaqi tha se nuk ka ndonjë shifër të saktë, por interesimi ekziston. Ka më shumë fëmijë që vijnë për të marrë libra, por pastaj, nëpërmjet tyre vijnë edhe prindërit, shtoi ajo.








