• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Rona vlerësohet lart nga muzicientët

Publikuar: 26.05.2012 - 17:59

Prishtinë, 26 maj - Këngëtarja kosovare, Rona Nishliu, e cila përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës është duke u parë si favorite e madhe për ta fituar “Eurovisionin”. Kënga “Suus”, e cila u interpretua nga Rona, po vlerësohet lart nga ekspertët e muzikës, mediat dhe shumë adhurues të muzikës. Interpretimi i saj ka marrë më së shumti klikime në YouTube në krahasim me të gjitha interpretimet e tjera që kanë hyrë në finale, e cila mbahet sonte. Videoja në “youtube”, e hedhur nga kanali zyrtar i “Eurovision”-it ka arritur të marrë 342.907 klikime gjatë dy ditëve të kaluara. Rona është krahasuar me këngëtaret Chaka Khan e Aretha Franklin pas performancës në Eurovision. Gazeta e njohur gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e ka komentuar paraqitjen e Ronës si shumë të fuqishme,  duke thënë se ajo askënd nuk e lë indiferent dhe askush nuk e dridh sallën e kristaltë si ajo. Finalja e Evrovizionit mbahet sonte dhe Rona ka kodin 03. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°C
Tiranė 19°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell