• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Fizikani kosovar thotë se Ajnshtajni ka gabuar

Publikuar: 25.05.2012 - 09:14

Prishtinë, 25 maj - Një fizikan kosovar ka mbledhur të enjten pasdite në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës shumë njerëz. Shukri Klinaku do t’ua tregonte atyre se ku ka gabuar gjeniu Albert Ajnshtajn.

Ligjëruesi i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës ka promovuar librin e tij ““Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet e Ajnshtajnit”. E hedhja poshtë e një teorie të Ajnshtajnit për shumëkënd ka qenë diçka që nuk mund të merret me mend. Këtë thotë se e ka vërejtur edhe vetë Klinaku. Sipas tij, në kuadër të propagandës që i ka bërë reklamimit të librit atij i ka ndodhur një ekses.

“Fatkeqësisht unë nuk mund t’ua argumentoj një fakt, i cili veç sa më ka bindur edhe më shumë se kam të drejtë me atë që e them në këtë libër”, është shprehur Klinaku. Nga të gjithë vendet ku ai kishte vendosur posterët e promovimit të librit, në vetëm një hapësirë i është shqyer.

“E ai vend është Departamenti i Fizikës, por unë e kam ngjitur tjetrin”, ka thënë Klinaku. Sipas tij, arsyeja se përse është shqyer ai poster është se në atë Departament Ajnshjanin e kanë idhull.

“Edhe nuk duan të shikojnë se çfarë ka thënë dhe nuk duan të ballafaqohen nëse ka gabuar diku”, ka thënë ai.

Sipas tij, argumentet kundër teorisë speciale të relativitetit, që thotë se koha rrjedh më ngadalë në sistemin që lëviz, trupat shkurtohen në drejtim të lëvizjes dhe masa e trupit rritet me rritjen e shpejtësisë së tij janë të shumta.

Sipas tij, po të shihen skicat dhe punimet e Ajnshtajnit dhe të tjerëve që përkrahin TSR-në, ato janë plot pa shpjegim.

“TSR-ja e ka futur fizikën në një rrugë të gabuar. E ka kthyer prapa. Janë ndërtuar fusha të ‘studimit’ pa bazë shkencore”, ka thënë ai. Sipas tij, rrënimi i kësaj piramide do ta lironte fizikën dhe do të hapte horizonte shumë të dobishme për shkencën. Klinaku thotë se nuk e hedh poshtë kontributin e Ajnshtanit në fizikë, por me teorinë speciale të relativitetit ka gabuar. E kundërargumentet e kësaj teorie, sipas Klinakut, janë në librin e tij që ofron shembuj praktikë se ku është gabuar. Në prezantimin e tij në BKUK, Klinaku ka prezantuar përmes shembujve dhe ekuacioneve fizike gjithë atë që, sipas tij, shpërfaq gabimin e Ajnshtajnit.

“Nxënësit sot janë të bombarduar me fotografitë dhe citatet e Ajnshtajnit. Ai mund të jetë gjeni dhe që i ka ndihmuar botës sikurse Ptolemeu, por me TRS-në ka gabuar”, ka thënë ai. “TRS-ja dhe përgjithësisht teoria e relativitetit e Albert Ajnshtajnit do të bien”.

Por në cilën ditë do të rrëzohet kjo teori, sipas Klinakut, do të varet nga ajo se sa do të mund të “qëndrojnë të barrikaduar relativistët që tani kanë pushtetin në fizikë”, përballë argumenteve gjithnjë e më të qarta kundër kësaj teorie.

“Por shpresoj shumë se do ta mbijetoj”, ka thënë Klinaku.

Komente (23)

I Urti15.06.2012/23:47

Tash qe lexova pak me shume per pikepamjet e Klinakut, u binda qe s'ka gje prej tij. Argumentet e Klinakut jane te padenja per dike qe pretendon te ve ne diskutim nje teori serioze, te konfirmuar dhe te aplikuar tashme ne cdo cep te shkences dhe teknologjise.

Naja28.05.2012/08:40

Tani e tutje bota do te mesoj Teorinë e Klinakut!!!!!!!!!!!!!??????????

eh tash 27.05.2012/02:38

Na shqiptart armik e kena vetveten, nven se me perkrah qdo sen tonin sidomos kur osht diqka pozitive na e bojm tkunderten, hallall o Z.Klinaku a ju qe po kundershtoni mdoket hala jeni tu kry shkolla e hala skeni mbri kurgjo a ky osht profesor sa e sa vite, pra skeni qa folni hiq

I Urti26.05.2012/22:15

Teorite mund te jene gabueshme, prandaj edhe quhen teori, por nuk mund te mohohen aplikimet e tyre dhe rezultatet konkrete. Meqe shumica librin nuk e kemi lexuar, nuk duhet te hidhemi drejt e ne argumentime. Per me teper, shumica e argumentimeve po behen nga njerezit qe s'e kane lexuar e kuptuar as TSRne e as librin e Shukriut.

jasha26.05.2012/22:10

IH kishe po na kallco diqka sa i perket bugjetit te kosoves,kushe po vjjedhe ma shume se!Leje bre vlla ato sene qa sje pure to,ani kritika Anshtajnit,he moza ma keqe,burre npaqe qefe me dale ntelivizor hine fare partie politike,mose e mundo shpjertin me sene qa sje pure to.

beki26.05.2012/21:56

Edhe ni fare RifatiGJotame ''zbulimin'' e do fare gjeneratoreve deshti mei rrcu teotit ete madhit Nikolla Teslla,po me vumjen ne perdorim te tyre firma falimentoj!E ti zoti Klinaku muse u mashtro me sene qa sjan pure ty.

fadili26.05.2012/19:06

Prof. Urime per librin,suksese,une kam pas rastin qe te sqarohem drejperdrejt per gabimet dhe gjerat e pasqaruara te TRSse nga pofesori i nderuar Sh.Klinaku i cili bindeshem jep argumente

arbeni26.05.2012/18:04

TanĆ jetĆn e Ćoi me e gjetĆ nji gabim te tjetĆrkush... ma mirĆ me pasĆ mbjellĆ kompira, bile kish dalĆ diĆka e hajrit. Ćips hesapi.

Tarum Sh Inasah26.05.2012/16:13

Profesor nuk duhet të habisin një numer i komentusve, se ne e dim që mendet nuk kem vullnetin ti mundojm dhe i bim shkurt. Prandaj rrespekt dhe punë të mbar në vazhdim.

Tina26.05.2012/13:13

ju lutem popull shqiptar qe kurr njet skeni mledh mend qka ka ajnshtajni qe ska gabu , edhe perkundrazi weq pse jemi shqiptar duhet me ngrit njoni tjetrin jo me ul qysh kemi bo 500vjet. suksese Z.Klinaku

Driton Dibrani25.05.2012/22:51

Ti Meriton besi, edhe ti Besimi, gjithashtu Guri dhe Lita,ju them një gjë, duke i ru dhitë në male nuk mund ta kundershtoni një shkenctar, mos e harroni një gjë vetëm Zoti i Plotfuqishëm Allahu është i pagabueshëm. E pse nuk është i pagabueshëm Ainshtaini!!!, phiiii edhe ai ka qenë njeri sikur ju, ai i ka ndihmu shkences shum, por mos e harroni një gjë, gjithmonë ka vend për gabime tek njerëzit, prandaj un e përgëzoj prof.SHUKRI KLINAKUN për guximin e tij për demantimin e disa nga teoritë e Ainshtainit, dhe shpresoj që shum shpejt të vërtetohet mendimi i tij edhe nga shkenctarët përgjrgjës të departamentit të fizikës. Gjithashtu ua përkujtoj edhe një gjë që shum shkenctarë jan duke punuar në rrëzimin e teorive të gabuara, dhe ate me laboratore më bashkëkohore, nëpër qendra të ndryshme botrore, veqanërisht në laboratorin e ndërtuar para dy vitev diku në Europ. Shpresoj që vërtetë ky punim i z.Klinakut të vërtetohet dhe tu mbyllet goja armiqëve të ndryshëm të shkenctarve shqiptarë.
Duhet të krenohemi, me shkenctarë dhe guximtarë.....

Kushtrim25.05.2012/22:21

Dr. Shukri Klinaku, me keni befasuar per te mire per hapin E GUXIMSHEM qe keni marrur te kundershtoni " gjigandin e hiperboluar" nga nje pjese shume e madhe e botes dhe se dyti me ka cmendur thjeshtesia qartesia juaj ne kete liber.
Uroj qe te publikosh sa me shpejte edhe pjese tjera te gabimeve qe kane ish shkencetaret tjere me renome boterore. Asnjehere nuk guxojme qe t'ia humbim mundin atyre njerezve te cilet kontribuan aq shume ne teorite fizike te relativitetit, por asnjehere nuk guxojme edhe te nenvleresojme edhe tjere shqipetar te cilet kane zemer qe ti zberthejne gjerat njesoj si TY. Urime z. Dr Klinaku, qenke MBRET i ketij shekulli, REVULUCIONAR...!!!

Muharremi25.05.2012/21:54

Nese vĆrtetĆ ke argumente z.prof.Klinaku tĆ lumtĆ ore burrĆ se bota duhet tĆ hecĆ pĆrpara. Paramendojeni se sa e gĆzueshme do tĆ ishte nje mendimtar nga ky vend ta kontestoj teorinĆ e relativitetit! Urime per guximin tuaj dhe veq pĆrpara! Edhe Einschteini ka qenĆ njeri dhe ka mund tĆ gaboi!

bali25.05.2012/11:15

Te urojme suksese profesor

Astriti25.05.2012/10:41

Nuk eshte vetem ky liber me te cilin Shukriu spjegon teorine e tij, ai ka marre pjese ne shume konferenca ne Gjermani, Angli e Brazil, dhe punimet e tij ne keto konferenca mund ti shihni ne webfaqen e tij httpwww.klinaku.comdefault.php

realistivendali25.05.2012/10:28

Nuk e di cfare ka shkru z.Klinaku,por vete paraqitja e guximshme e tij me veper shkencore meriton cdo respekt.Njerezit nuk jane bere te medhenje ne histori vetem per shkak intelektit tyre,por edhe per shkak te guximit intelektual qe kane pas.Zoti ju ndihmofte z.Klinaku,ta mbroni teorine tuaj dhe te na e zbardhni ftyren,por e keni shume veshtire ne kete popull.Shqiptaret tone nese e kane mesu njehere nje gje si te vertetesi miti mbi skenderbeun...s'ka kush qe ua ndron mendjen.Shpresojme qe ne eliten tone intelektuale te kemi me teper zera si ky,zera qe meditojne vete,e jo vetem te tille qe pasojne ne menyre te verber!

Kosova25.05.2012/10:26

Nuk dihet, edhe Ajnshtajni ka qene njeri dhe cdo njeri mundet me gabu.
Nuk duhet shikuar emri i Ajnshtajnit por duhet verifikuar dhe vertetuar teorite e tij, qofte kjo e relativitetit ose ndonje tjeter.
Jemi deshmitar, se shume zbulime ose teori jane vene ne pikpyetje.

Shpetimi25.05.2012/10:24

Nuk jam fizikant por hobi e kam fiziken, prandaj mbetem me shprese qe nje fizikant me renome dhe kredibilitetdmth jo analfabet me diplome cfare eshte mbushur Kosovado te kete "kohe" te merret seriozisht me studimin e Z. Klinakut?
Nje gje nuk e kam te qarte, pse Z.Klinaku nuk e ka "reduktuar" librin e tij ne nivel te nje artikulli shkencor dhe si te tille te ja dergoje revistave shkencore prestigjioze boterore te cilat para se te botohet nje aritkull i tille "filtrohet" nga nje ekip i shkencetareve te te njejetes lami? Nese ishte kaluar ai "filter" atehere teoria e Z. Klinaku do te fitonte ne peshe?
Deri atehere vlene thenja e Pierre Simon Laplace "Pesha e fakteve te nje pohimi te jashtezakonshem duhet te jete proporcionale me cuditshmerine e atij pohimi"!
Mirpo ne anen tjeter, Arthur Schopenhauer thote" E verteta kalon neper tri faza Se pari perqeshet, ne fazen e dyte kudershtoeht dhuneshem. Ne fazen e fundit pranohet sikur e kuptushme ashiqare qe thote populli"

Flamur25.05.2012/10:10

Z. Shukri Klinaku nuk asht i vetmi me kete propozim. Lexojeni Zhoao Mageizhu Joćo Magueijo shkenctar portugez ne Cambridge University, ka edhe shkenctare tjere me renome boterore qe nuk pajtohen dhe e kane argumentu qe teoria e relativitetit asht gabim. Gjeniu Anshtajn sot asht ma teper mit gazetaresk, perkundrazi ne komunitetin e fizicienteve qysh moti dyshohet teoria e tije. Ka publikime shkencore madje te publikume edhe ne New Scientist, e edhe ne American Scientist.
Prandaj ju lus qe edhe komentet per Z. Shukri Klinakun mos te jene kaq te ulta, por te merret propozimi i tije seriozisht!?

Lita25.05.2012/10:09

Edhe ky njifar profesori i rangut te Kamishit po na konteston TSR por nuk po ka argumente shkencore dhe nuk po mundet me vertetue matematikisht Ose bie shi ose ngroh dielli parashikimi i motit sipas Nastradinit.Me keta profesor dhe me kete universitet ne vendin e kemi ne Bangladesh.

guri25.05.2012/09:58

Koke hy fellë, o djali i mirë. Unë fizicient nuk jam, por një e dij, se ne shqiptarët, jemi të prirur të kundërshtojmë njëri tjetrin. Pasi t'i kemi shtrirë të gjithë, i vërsulemi me të gjitha mjetet, ndonjë të huaji, e zakonisht ndonjë të huaji i cili na do të mirën, se jo hileqarëve banditëve e zuzarëve, e krejt kjo ndodhë pas vitit 1999. Tërë atë energji dhe të gjitha ato shpenzime që i paske patur për të kundërshtuar teorinë e Ainshtainit, a mos të shpien kund afër mullinjëve të erës së Servantesit, te Don Kishoti bre vëlla? Janë një numër frikësues i shkrimtarëve shqiptarë që në mendjen e vet ushqejnë bindjen se ia kalojnë mendjes dhe zanatit të Shekspirit. Janë një numër frikësues, gjithashtu, i do bixhozgjinjëve që e kritikojnë Mercedesin SLK 600. Bota e qytetruar e do Ainshtainin, ia di vlerat dhe ka mbërrirë deri këtu. Tani na ka mbetur ne shqiptarëve ta perfeksionojmë. O tempora o mores, do të klithte një i mençur, kurse unë po të pyes Përse bre vëlla po do me na dhënë malin?

Besimi25.05.2012/09:35

Paska lujt mendsh. po ku ka gabu Ajnshtajni o Shukri, haj medet haj, ani kush me gabu Ajnshtajni?!...

meriton besi25.05.2012/09:34

karikatur shup e mir, ta pastrojm kosoven.

1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu