Edhe në Zvicër u promovua Kosova e Buxhovit

Artikujt tjerė
- Edhe në Zvicër u promovua Kosova e Buxhovit
- Letra e Edgar Allan Poe u shit për 164.000 dollarë
- Në Zagreb promovohet libri për tmerret e luftës në Kosovë
- Remusica nis maratonën me koncert 60-minutash
- Michael Haneke përballë vdekjen në Love
- Telex me koncert live në Prishtinë pas 25 vjetësh
- Në Kalanë e Rozafës gjenden varre të shekullit XVI
- Promovohet CD-ja me audio-regjistrimet e para të muzikës shqiptare
- Kalendari historik, 21 maj
- Shihmi nDukagjin bën Junikun me qendër të turizmit
Lozanë, 21 maj - Në Zvicër me ftesën e Gegës së LDK-së në Zvicër po qëndron historiani, Jusuf Buxhovit, ku edhe do të ketë tri promovime të librit të tij Kosova. Libri promovimin e parë e patë më 19 maj në Dulliken në kuadër 22 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Zvicër , dje në qytetin e Lozanës, ndërsa nesër në Surse.
Me këtë rast, sipas njoftimit nga Zvicra, historiani Jusuf Buxhovi pasi përkujtoi se mërgimtarët përbejnë element të rëndësishëm shtetformimi, tha se me themelimin e shtetit nuk e përfundojmë detyrën, sepse deri sa na jemi duke ndërtuar shtetin, nuk po e ndërtojmë edhe ardhmërinë dhe se shteti nuk ndërtohet vetëm me deklarime. Përkundrazi, historia ka treguar se shumë civilizime kanë përfunduar pikërisht në çastet kur kanë menduar se e kanë arritur fitoren. Sepse historia e njerëzimit tregon se shumë shtete dhe civilizime janë stërkequr dhe kanë dështuar pikërisht atëherë kur kanë menduar se kanë arritur fitoren dhe se kjo ka qenë fatale për atë vend. Ndaj edhe nuk do të dëshiroja që kjo të na ndodhë edhe ne. Vullneti për shtetin, të mos kthehet në rrënimin e shtetit. Do të doja që ti kthehemi të pares , që e keqja të mos e fitojë pushtetin.
Çdo shtet dhe çdo popull duhet ta ketë historinë e vetë, ndaj edhe unë jam përpjekur që të kemi një histori shpirtërore të shqiptarëve nga periudhat e hershme, duke shtuar se civilizimi perëndimor u dedikohet stërgjyshërve tanë, pellazgeve , dardanëve , ilirëve, dhe shtoi se edhe historiografia e para 200 e sa vitesh vetëm se e ka vërtetuar përkatësinë tone antike, duke shtuar se: shteti i Kosovës si çdo shtet duhet ta ketë historinë e vet. Në shenj nderimi për veprën e tij, Jusuf Buxhovit nga kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër u shpërblye me mirënjohje të veçantë.









artim berisha21.05.2012/15:05
S'ka pas nevoje...