• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Prezantohet në Torino vëllimi poetik “Kohë për askund” i Arben Shehit

Publikuar: 19.05.2012 - 21:15

Torino, 19 maj -  “Kohë për askund”, vëllimi me poezi i shkrimtarit Arben Shehi, - i botuar muajin e kaluar në Itali nga shtëpia botuese Robin Edizioni me titullin “Tempo che non porta da nessuna parte”, - u prezantua të premten, 18 maj 2012, në mjediset e bibliotekës “Primo Levi” të Torinos, në një takim të organizuar nga Qendra e Kulturës Shqiptare me pjesëmarrjen e vetë autorit.

Mbrëmja poetike, e drejtuar nga gazetari Benko Gjata u pasurua nga interpretimi i poezive të zgjedhura nga aktori Artin Picari dhe shoqërimi muzikor i artisteve Eriola Gripshi (violë) dhe Valentina Verna (piano), të cilat ekzektuan pjesë të kompozitorëve Albinoni, Marais dhe Daija.

I prezantuar për herë të parë në Itali, libri u prit mjaft ngrohtë nga publiku i shumtë torinez, që bashkëbisedoi gjatë me autorin mbi krijimtarinë letrare dhe pikëpamjet e tij mbi artin dhe kulturën.

Takimin e përshendeti edhe Patrizia Zanetti, drejtuese e Bibliotekave të qytetit, e cila kujtoi për të pranishmit impenjimin e Bashkisë së Torinos për promovimin e artit dhe të kulturës shqiptare. Falë bashkëpunimit mes Bibliotekave të Torinos dhe Qendrës së Kulturës Shqiptare, rreth 150 tituj të autorëve më të mirë të letërsisë shqiptare, për një total prej me shumë se 1500 librash, janë në dispozicion të lexuesve duke krijuar një nga vetrinat më të mëdha të librit në gjuhën shqipe jashte territoreve të banuara nga shqiptarët.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu