Një tjetër shkrimtare shqiptare sukses në Itali

Artikujt tjerė
- Një tjetër shkrimtare shqiptare sukses në Itali
- Demaçi, Baca i Republikave të letrave
- Topi dekoron Richard Gere dhe Elez Biberaj
- Galeria e Durrësit merr emrin Nikolet Vasia
- Kalendari historik, 19 maj
- 100 Vjetori i Revolucionit Nacional në pullë postare
- U promovua libri i Mimoza Kelmendit "Kosova si çështje evropiane"
- Të hënën shënohet 100-vjetori i Kuvendit të Junikut
- Besnik Mustafaj sot promovon në Shkup dy libra
- Versioni ballkanik i Shakespearit nuk pëlqehet në Londër
Torino, 19 maj - Një tjetër krijuese shqiptare spikat në panairin ndërkombëtar të Librit në Torino. Në mbyllje të këtij aktiviteti, një nga më të rëndësishmit në Evropë e që sivjet u vizitua nga 320 mije vizitorë, u ndanë çmimet e edicionit të shtatë të konkursit letrar Lingua Madre, i cili këtë vit u fitua nga Migena Proi.
Kjo 27-vjeçare e lindur në Vlorë bindi jurinë me tregimin Muzeu i të ardhmes, i cili u vlerësua për stilin tërheqës dhe gjuhën që e rrëmben lexuesin, bën të ditur Starti.
Migena Proi jeton në Itali që në moshën 5-vjeçare, por kjo nuk e ka penguar që në tregimet e saj të sjellë më së miri edhe temat e mërgimit, me dilemën mes dy botëve, me iluzionet dhe zhgënjimet në dy realitetet.
Ky është i katërti vit radhazi që në podiumin e nderit të këtij konkursi nuk mungojnë shqiptarët.
Në vitin 2009 fituese u shpall Alketa Kosova, ndërsa një vit më pas Kamela Guza, me tregimin Vendi i kufijve. Vitin e kaluar, vendi i tretë i fituar nga Generda Braçe bëri bujë jo vetëm për talentin, por mbi të gjitha për moshën e autores e cila ishte vetëm 11 vjeç.





