Topi dekoron Richard Gere dhe Elez Biberaj

Artikujt tjerė
- Kalendari historik, 22 maj
- Juria ka vedosur fituesit e monumenteve për Zogun dhe Prishtinën
- Edhe në Zvicër u promovua Kosova e Buxhovit
- Letra e Edgar Allan Poe u shit për 164.000 dollarë
- Në Zagreb promovohet libri për tmerret e luftës në Kosovë
- Remusica nis maratonën me koncert 60-minutash
- Michael Haneke përballë vdekjen në Love
- Telex me koncert live në Prishtinë pas 25 vjetësh
- Në Kalanë e Rozafës gjenden varre të shekullit XVI
- Promovohet CD-ja me audio-regjistrimet e para të muzikës shqiptare
Washington, 19 maj --Presidenti i Republikës Bamir Topi vlerësoi e nderoi dje në një ceremoni dekorimi të veçantë dhe në prani të shumë bashkatdhetarëve, kontributin mjaft të rëndësishëm të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës VATRA dhe të disa personaliteteve shqiptaro-amerikane me veprimtari të shquar atdhetare e shoqërore.
Siç bën të ditur zyra për shtyp e Presidentit, në përfundim të kësaj mbrëmjeje mbresëlënëse e të paharruar për bashkatdhetarët tanë shqiptaro-amerikanë si dhe të pranishmit e të ftuarit e tjerë, Presidenti Topi dekoroi me Medaljen e Mirënjohjes respektivisht: zotin Richard Gere me motivacionin: Me mirënjohje dhe nderim personalitetit të shquar të artit botëror, humanistit dhe veprimtarit të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, i cili demaskoi e i bëri të njohur publikut amerikan, e më gjerë, krimin çnjerëzor, spastrimin etnik në Kosovë, në vitin 1999, nga makina ushtarake serbe, kundër popullsisë civile shqiptare që jetonte në trojet e veta.
Për të njëjtim motivacion u dekorua dhe Geraldo Rivera.
Gjithashtu kreu i shtetit vlerësoi me Medaljen e Mirënjohjes: zotin Elez Hysen Biberaj me motivacionin: Për kontributin e tij të çmuar në zhvillimet demokratike të Shqipërisë, për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për çështjen kombëtare shqiptare dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së saj, si dhe fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës; Peshkopin Agathangel (Çamçe) (Pas vdekjes) me motivacionin: Për kontribut të rëndësishëm në çështjen kombëtare, veçanërisht në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe në mbajtjen gjallë të frymës së tolerancës e bashkëpunimit midis komuniteteve fetare në vendin tonë; At Vasil Markon (Pas vdekjes) me motivacionin: Për kontribut të rëndësishëm në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si akt madhor me rëndësi të jashtëzakonshme për pavarësinë e vendit; Sali Efendi Myftinë (Pas vdekjes) me motivacionin: Për kontributin e dhënë në krijimin e institucioneve fetare të emigrantëve shqiptarë në SHBA, në mbështetjen e tolerancës fetare dhe të bashkëpunimit në dobi të interesave kombëtare; Imam Vehbi Ismailin (Pas vdekjes) me motivacionin: Për kontribut të rëndësishëm në edukimin atdhetar dhe të frymës së tolerancës e të bashkëpunimit midis komuniteteve fetare dhe për ndihmesë në integrimin e shqiptarëve në shoqërinë amerikane; Dom Prenkë Sokolin (Ndrevashajn) (Pas vdekjes) me motivacionin: Për ndihmesë të rëndësishme për mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar dhe të harmonisë fetare tek emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për integrimin e tyre në shoqërinë amerikane.
Gjithashtu, Presidenti Topi nderoi me Urdhrin Nënë Tereza zotin Van Sotir Kristo me motivacionin: Për kontribut të rëndësishëm dhe plot përkushtim në ndihmë të vendit amë dhe bashkatdhetarëve të tij, emigrantë në Shtet e Bashkuara të Amerikës, për punë të palodhur në mbështetje të çështjes kombëtare, veçanërisht për fitoren e pavarësisë së Kosovës si dhe për forcimin e marrëdhënieve të miqësisë tradicionale shqiptaro-amerikane; Antoni Athanasin (Pas vdekjes) me motivacionin: Veprimtarit të shquar të emigracionit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili gjithë jetën qëndroi i lidhur fort me fatet e kombit dhe të vendit të tij e që derën e mbajti hapur për këdo bashkëkombës që kishte nevojë për mbështetje dhe ndihmë.
Me Medaljen e Artë të Shqiponjës, kreu i shtetit shqiptar vlerësoi: zotin Ilir Demalija me motivacionin: Për kurajon civile të treguar në pjesëmarrjen në shpërthimin e ambasadave, më 2 korrik 1990, akt që tronditi thellë regjimin komunist; për mbështetjen e pareshtur të zhvillimeve demokratike në Shqipëri; zotin Agim Karagjozi me motivacionin: Për kontribut të çmuar në zgjerimin dhe forcimin e veprimtarisë së Federatës VATRA, për ruajtjen e frymës kombëtare tek shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të përkushtimit të tyre ndaj vendit amë.










Murriz Shipnia19.05.2012/12:14
Mbahu nëno e mos ke frik, ke atdhetarët gjithandej nëpër botë,e më të mirët në Amerik.