Lamtumirë Londër, mirupafshim në Rio më 2016

Artikujt tjerė
- Lamtumirë Londër, mirupafshim në Rio më 2016
- Sportistët amerikanë kthyen primatin me medalje
- Vaterpolo, Kroacia triumfon ndaj Italisë në finale
- E arta olimpike për hendbollistët francezë
- Reprizë e Pekinit, SHBA-ja e artë, Spanja e argjendtë
- Bolt: Erdha të bëhem legjendë, dhe u bëra
- Ugandezi Stephen Kiprotich fitues i maratonës në Londra 2012
- Londër: Atletët bashkohen në fushatën kundër urisë
- Bolt i gatshëm të garojë në kërcim së gjati
- Medalja e bronztë kursen jugkoreanët nga ushtria
Londër, 12 gusht Pas 16 ditëve garuese, me ceremoninë e sontme në stadiumin olimpik në Londër, që filloi në orën 22 sipas kohës sonë, edhe zyrtarisht përfunduan Lojërat Olimpike të XXX Londra 2012. Në programin e mbylljes të emërtuar Simfonia e muzikës britanike, do të marrin pjesë mbi 4 100 performues, në mesin e të cilëve 3 500 vullnetarë dhe 380 fëmijë nga një shkollë e afërme me stadiumin olimpik.
Ceremonia përmbyllëse është punuar nga koreografi vendës Kim Gavin, me të cilën u nderuan të arriturat e pop muzikës britanike në 50 dekadat e fundit.
Për gati tri orë të plota shikuesit në stadium, por edhe qindra milionë të tjerë pranë ekraneve televizive anembanë botës patën rastin të dëgjojnë dhe të argëtohen me muzikën e George Michael, grupit Muse, duetit Pet Shop Boys, Take That, këngëtares Jessie J dhe Orkestrës Simfonike Britanike.
Kulmi është riparaqitja në skenë e grupit shumë të popullarizuar dikur Spice Girls, në mesine të cilave është edhe Victoria Beckham, bashkëshortja e futbollistit më me nam anglez, David Beckham.
Në fund të ceremonisë mbyllëse, flamuri olimpik iu dorëzua organizatorit të Lojërave Olimpike të ardhshme të vitit 2016, Rio de Janeiros së Brazilit.
Flamurin e zbriti prefekti i Londrës Boris Johnson, duke ia dorëzuar kryetarit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacque Rogge, kurse ky prefektit të Rios, Eduardo Paeso. Pas fjalës së Rogg, do të fiket flaka olimpike, gjë që simbolizon edhe mbylljen zyrtare të olimpiadës.











