• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Arrestohet profesori që "shiste" nota

Publikuar: 17.05.2012 - 15:55

Ferizaj, 17 maj- Njësiti i hetimeve të krimeve ekonomike dhe të korrupsionit të Rajonit të Frizajt, ka arrestuar sot  profesorin e  fizikës në gjimnazin "Kuvendi i Arbërit", Shukri N. 49 vjeç, nën dyshimin e bazuar për marrje të ryshfetit.  Zëdhënësi  rajonal i PK-së, Agim Gashi, ka bërë të ditur se profesori i dyshuar, për t’ua përmirësuar notat, i ka kushtëzuar dy nxënës të kësaj shkolle që t’ia japin atij 50 euro. Pas kësaj, nxënësit e kanë njoftuar policinë, e cila e ka kapur në flagrancë profesorin. Në portofolin e tij janë gjetur edhe paratë, të cilat janë konfiskuar.

Për këtë rast drejtori i Drejtorisë komunale të  Arsimit, Agim Berisha, ka thënë se para disa ditësh ua kishte tërhoqur vërejtjen të gjithë drejtorëve që të jenë syçelë dhe të mos lejojnë  raste të tilla, kurse veprimet e nxënësve, që kanë denoncuar profesorin e papërgjegjshëm, i ka përgëzuar. Ai ka shtuar se “ne, si drejtori, përveç ligjit që do të saksionojë veprimin e profesorit, do të marrim masa edhe diciplinore". 

Të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 

Komente (8)

Ish profesori20.05.2012/08:20

Kam punuar si profesor ne nje nga shkollat e Ferizajit,ka pasur raste kur nuk eshte perfundu mbledhja e arsimtareve nga ana e drejtorit perderisa nuk jane hjekur 1shat,Nje profesor ka qene i vetmi qe ka mundur ti perballoj presionit.Drejtori ka qene ne gjendje te genjej qe ai nxenes e ka edhe prindin te ... re si deshmor i luftes dhe ne nuk jemi ne gjendje te ia permirsojme notat dhe doli qe prindi ishte gjalle dhe me shendet te plote.

Milot18.05.2012/13:48

Ka kesi profa edhe ne Lipjan ne shkollen e mesme profesionale,disa mesimdhenes bashke me drejtorin e kesaj shkolle i detyrojne nxenesit me pague ne muaj nga tri euro gjeja per oret e praktikes profesionale.po per fat te keq ne gjithe komunen e Lipjanit ne krye me kryetarin keto pune jane te zakoneshme,po mendoi hajnija.

qytetarja e veriut18.05.2012/13:33

komenti im ashte.se ky profesor nuk e ka shite lire lenden,po ky e ka shite shum shtrejte me heret,po ne funde ka reshite lire,per ate e kan nxene,se vetem ka mare pjese,e kur e ka shite shtrejte i ka nda me pacovin e madhe,per ate duhet edhe kete ne burge po edhe drejtorin se ajë qinë përqindë ka hanger edhe aje hudra,era po ju vjenë,krejt te mëdhejëve,drejtorave,shefave,managjerave,ministrave,prijashtim nje numer i vogël i këtyre që i pëmenda,jane te pastër,për arsye se skan të vetin,korupcioni bëhet ku është familjarizmi,dhe ska të dalur,duhet stop familjarizmit,dhe korupcionit.

hasan miftari18.05.2012/08:51

Kjo nuk eshte ne rregull dhe duhet denocuare, por une them se fillimisht duhet me i denuare nxenesit qe kane rene ne ate nivel te dijes qe kerkojne te blejne nota

Kalemi17.05.2012/22:44

E gjynahi e paska kap grepin per kurgjo hiq. Koha ka sjell edhe keso gjana, mjerisht po ndodhin edhe ne nivele ma te larta. Keta fizikantat sdi krejt jane nje kallep, nxenesat kane probleme me ta. Sigurisht edhe sdin me spjegu, edhe me mesu jo, leshtu pra puna

luli17.05.2012/22:37

keq paske bere o i quajturi prof. paske ... shum femi,zoti t, ... ft.

Rahman Rama17.05.2012/21:42

po sa lir e paska shitur vetveten ky far profesori,e sa shtrenjte do ta paguan! Vlen te permendet proverbi popullor,citoj nuk ia vlen bara qerase!
Po ky qenka nje cikrim, ne krahasim me ndodhjet ne komunat Vushtri e Peje,ku ne te paren sipas shtypit jan zbulu reth 8O diploma te falsifikuara te mesimdhenesve, e ne Peje,me qinda diploma te Komerciales,qe jan shitur personave qe kur nuk kan studjuar!
Profesori i Ferizajit,qenka ne paraburgim,per personat pergjegjes te dy komunave tjera nuk po dihet!

xhevdeti17.05.2012/20:14

Ky ndoshta ,mos vall eshte njeri nga ndihmaqaret e Kamishit.Lirone kur dihet qe shitesin e notave dhe diplpmave e keni ne universitet me emrin KAMISH.

1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell