• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Parandalohet kontrabanda me derivate të naftës

Publikuar: 17.05.2012 - 13:39

Mitrovicë, 17 maj   - Njësitë e Trafikut Rajonal të Policisë në Mitrovicë identifikojnë dhe parandalojnë një sasi të derivateve të kontrabanduara. Dje rreth orës 17:00, policia e trafikut rrugor, ka identifikuar një automjet të dyshuar të tipit "Volkswagen kombi", me targa vendore, i cili po qarkullonte në rrugën lokale të fshatit Lubovec - Skenderaj. Me atë rast janë identifikuar sasi të derivateve të naftës të mbushura në bidonë të plastikës. Ngasësi i automjetit, nuk ka ofruar asnjë dokumentacion të duhur për prejardhjen apo transportin e mallrave të ngarkuara. Stacioni Policor në Skenderaj ka kërkuar asistencën e zyrtarëve të doganave të Kosovës për të sekuestruar mallin e dyshuar të kontrabanduar. Automjeti, së bashku me mallin e dyshuar të kontrabanduar, janë deponuar në terminalin doganor të Mitrovicës, për regjistrim të rastit dhe inicim të procedurave hetimore. Gjithsej, 30 bidonë, secila prej tyre me sasi 20 litërshe, të mbushura me derivate të naftës janë regjistruar dhe sekuestruar për procedurë të mëtejme nga zyrtarët e doganave. Janë regjistruar gjithsej rreth 600 litra të derivateve të naftës, të sekuestruara si mall i kontrabanduar. Policia ka regjistruar rastin si vepër penale "kontrabandë me mallra", ndërsa prokurori publik është informuar për të gjitha veprimet e ndërmarra të policisë.

 

Komente (2)

cafa17.05.2012/22:16

po se po rrejn shqiptart se jan blloku rrugt ne mitrovic kta ka po shkojn me marr naft kontraband

miku17.05.2012/13:51

po leni more gjinen le bejn biznes se spo kan buke me hanger. normal bajn biznes. po thojn gjithe peshku i madhe i hane te voglin.qeveria jone spo lejon kete se. ata nuk shkarrojn buxhetin e kosoves po shkatrrojn buxhetin e EULEXIT.normal ky i gjori tash 6 muj burge. e ata qeveritaret tane te mehershem edhe te tanishem pergjesi neper hotele luksoze. paris. berlin . dubai. londer etj.

1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CKryesisht me vranėsira
Shkup 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu