• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Trafikonte armë nga Kosova, arrestohet në Kukës

Publikuar: 14.05.2012 - 11:41

Kukës – Një shtetas u arrestua në orët e vona të mbrëmjes së shkuar në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës.

Burime zyrtare bënë me dije se është arrestuar shtetasi Pjeter Vokrri, 51-vjeç, lindur në Tarazh të Mirditës, i cili u kap me armë në automjetin e tij.

Policia bëri me dije se pasditen e shkuar, policia kufitare gjatë kontrollit të zhvilluar në automjetin tip Benz, janë sekuestruar 9 armë luftarake, pistoleta, si dhe 237 copë fishekë që i mbante pa leje, të cilat po i trafikonte nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Në vijim te këtij operacioni, si rezultat i bashkëpunimit me Drejtorinë e Policisë se Qarkut Lezhe, është ushtruar kontroll ne banesën e shtetasit Vokrri, ku është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë automatike tip Kallashnikov, si dhe një sasi fishekësh. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë se Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit të armëve dhe municionit luftarake”.

Ky operacion është në vijim të operacionit policor të koduar “Mbikalimi” të zhvilluar me datë 13.04.2012, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi kosovar Nexhmedin Aliu, në tentativë për të trafikuar nga Shqipëria në Kosovë një sasi prej rreth 3.800 fishekësh.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit u krye sekuestrimi me cilësinë e provës materiale i 9 armëve të zjarrit pistoleta. Aktualisht nga grupi hetimor vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik, ndërkohë që materialet procedurale në ngarkim të shtetasit Pjetër Vokrri i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve”./

Komente (2)

besi14.05.2012/19:30

HAHAHAHAHH PO SHUM JAN KA I MALTRETOJNE KETO ARME DUKE I SHETITUR HER NGA SHQIPERIA PER NE KOSOVE HER NGA KOSOVA PER NE SHQIPERI ,DOJN ME I SHKATERRU TU I SHETIT

bashkim berisha14.05.2012/19:09

ma mir mi bashku shqiperi ks ska nevoj keshtu tani hiq

1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme