• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Fidan Shabi është gjetur i vdekur në një banesë në Pejë

Publikuar: 12.05.2012 - 17:39

Pejë, 12 maj - Fidan Shabi është gjetur i vdekur, i cili ka humbur më 1 maj të këtij viti. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur në një banesë në afërsi të ish-stacionit të trenit në Pejë. Banesa, sipas policisë, ishte nën përkujdesjen e vajzës së Sali Kastratit, e cila ishte ndaluar më 8 maj nga polici si e dyshuar për implikim në këtë rast. “Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe njësitet përkatëse të hetimeve rajonale, së bashku me prokurorin publik të Qarkut kanë bërë shikimin e këtij vendi për të mbledhur prova dhe dëshmi për ekzaminimin e tyre”, thuhet në komunikatën e policisë. Pas një mesazhi që kishte marrë në telefon nga një person, që pretendonte se ishte femër nga Prishtina, më 1 maj, pas mesnatës, Fidan Shabi kishte dalë për herë të fundit nga shtëpia për të mos u kthyer më.

 

Komente (8)

kaltrina berisha13.05.2012/22:36

leni kto fjal o njerz shkoj djali 20 vjeqar po na skena shtet se me pas shtet at ... e kisha qit midis qytetit e populli me vepru me mbyt djalin pa faj kjo nuk lejohet kerku ndersa familjes shabi ngushllime te perzemerta e zoti i denoft ata kriminel

valoni peja13.05.2012/13:34

o kjo asht veq gjakmarje sepse ky asht qe e ka ... sali kastratin
harqi asht qe ky djali e mbyten edhe kriminelet dueht vetum ni plumb ne ball
masi sheti jon e ligji nu funksoinon ne ks ather njerzit e kan mar ligjin ne dor vet

Kosovari13.05.2012/12:49

Nuk mendoj se ka qene pune haraqi ketu!
Ne te gjith e dime mentalitetin shqiptar po na dhuroj dikushe mundesin ne jemi te gatshem te shkojme per nje deshir. Po me dhimbset ky djalosh qe ka ra ne kurthen e te pa besve. Njeriu nuk mundet me gjyku pa i dite detajet por si mbas motres se djaloshit te ndjer behet fjal dhe eshte e perzier nje femer ne kete ngjarje por nuk flitet se shoku i tij eshte i perzir. Si do qoft shpresoj se ata qe e beren kete te marrin denimin e merituar. Familjes se te ndjerit i shprhi ngushllime.

qamili13.05.2012/11:54

ska komentar mo e kan ... njeri me bomb normal qe ja ka mar gjakun vajza e sali katsrtit
kriminelat e ata qe meren me haraq asht vetum pulmb ne ball qeta e meritoin
mas nuk kena shte te paster edhe shteti asht kriminel ather njerzit e marin ligjin vet ne dorr e tash le te han dhe ky djali se mo nuk meret me krim

pejani13.05.2012/09:22

qeshtu asht kur mereshe me haraq,
pse e kan mbyt salih kastratin normal qe qika e vet ja ka mar gjakun
se di qa ban shteti i kosoves deri kur dan mi lan mafijasht my mbyt njerziy duhet populli mu qu ne protesta me hek ket qeveri te ... te shkatruse e cila po e vjedh popullin e shkatroi rrinin e kosoves

mifa nga peja12.05.2012/23:17

99 per qind pun femrash. Tjeter ska se qka. Ne nji an shiten frajera me fjal e kur dikush ua huazon femren pau pau pau. Pra, kavaljera duhen shqiptart me u bo por jo ata vet kursesi. Kisha qesh por po me dhimbset qyky se duke pas parasysh moshen prap po me dhimbset.

Ibish Syla 12.05.2012/20:05

Pse spo tregoni që çika e Salih Kastratit dhe djali i vllaut Ekrem Llukes e kanë ... Fidan Shabin, shokun e vet.

valbona gashi12.05.2012/19:20

ngushllime familjes shabi allahu ia zbut dhimbjen

1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 36°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell