• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Humb jetën në aksident, në veturë i gjendet revolja

Publikuar: 07.05.2012 - 10:20

Suharekë, 7 maj – Në orët e pasdites të së shtunës në fshatin Duhël të Suharekës ka ndodhur një aksident fatal ku ka vdekur 1 person dhe janë lënduar 3 të tjerë. Sipas informacionit të Zyrës së Informimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës nga Prizreni, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20 pas humbjes së kontrollit mbi timonin të ngasësit të automjetit ” Mercedes”, Z. Thaçi, që i ka kushtuar atij me humbje të jetës. Burime të tjera informimi njoftojnë se viktima është Zenel Thaçi (1981) nga fshati Caparc i Prizrenit. Tre të lënduarit kanë qenë së bashku me viktimën në automjet dhe kanë marrë lëndime të ndryshme trupore për çka janë dërguar në trajtim mjekësor në Spitalin

e Prizrenit. Hetues të Njësisë së trafikut rajonal kanë shfaqur dyshime se shoferi gjatë tejkalimit të një automjeti e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur jashtë rruge. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për

autopsi. Sipas informacioneve, pas aksidentit policia e ka kontrolluar veturën e aksidentuar dhe ka gjetur një pistoletë të llojit TT të kalibrit 7.62 mm me numër serik 159183 me 6 fishekë, e cila dyshohet se i përkiste viktimës.

 

Komente (5)

besii12.05.2012/20:31

ngushllime per familjen me rrespekt familja zogaj

avnia10.05.2012/17:28

shummmmmm xhyna ishalla zoti e ka qu ne xhenet

analia08.05.2012/16:09

ooooooooooooooooooooo bre sa i ri gjina

jeta lolib.07.05.2012/19:29

o kadale o popull mos u tranoni tu merthy

anila07.05.2012/14:18

shum gjynah djal i ri

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 20°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme