Kapen 840 kg hashash afër kufirit me Greqinë

Artikujt tjerė
- Kapen 840 kg hashash afër kufirit me Greqinë
- Tre çekë grabiten me automatikë te Kukësi
- Vdekje e dyshimtë në Leposaviq
- Vret burrin dhe të dashurin
- Vrasje në një lokal nate në Tiranë
- Dorëzohet në polici pas shtatë ditë arratisje
- Prangosën në Tiranë 15 persona, kundërshtuan policinë
- Treni Shkup Prishtinë përplasë një makinë, 2 të lënduar
- Në Vlorë kapen 4 të kërkuar nga Interpoli
- Zjarr i fuqishëm në Rezervatin e kafshëve të egra Duboqak
Gjirokastër, 4 maj - Policia e Gjirokastrës ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme hashashi. Gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Llongos në Gjirokastrës, forcat e policisë kanë sekuestruar 840 kilogramë lëndë narkotike hashash.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për kalimin e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë, forcat e policisë kanë bërë rrethimin e zonës. Noa raporton se sasia e drogës është gjetur në një makinë me targa greke.
Makina me targa greke YKK 8695 është gjetur e braktisur rreth orës 24:00, ndërkohë që mendohet se personat që do të kryenin transportimin e drogës janë larguar teksa kanë parë afrimin e policisë.
Zona e Llongos ndodhet rreth 10 kilometra larg kufirit me Greqinë. Policia po heton për gjetjen e autorëve dhe për vendin ku është blerë droga.








islami04.05.2012/12:52
ma shum hashish po bajn kamionat sesa bukë