Pesë milionë dollarë shpërndahen në autostradë

Artikujt tjerė
- Pesë milionë dollarë shpërndahen në autostradë
- Arrestohet vrasësi i dyshuar i arkëtares në Tiranë
- Sherri i internetit, dy orë i lidhur për shtyllë elektrike
- Pesë vjet burg për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm
- EULEX-i akuzon një serb për dhunë në familje
- Brenda një muaji 82 veta të arrestuar për vjedhje
- Lirohet serbi i arrestuar në Mogillë
- Arrestohet edhe një serb në Anamoravë
- Serbëve të arrestuar u caktohet 48 orë masa e ndalimit
- Mitrovicë: Shpallet fajtor për vrasje Remzi Hasanaj
Ontario, 29 mars - Një automjet për transportimin e parave ka pësuar aksident të rëndë duke goditur një shkëmb skaj rrugës, në Ontario të Kanadasë. Me këtë rast në autostradë janë derdhur dhe shpërndarë monedha me vlerë nominale prej 1 dhe 2 dollarësh, kurse e tërë sasia e parave të shkapërderdhura nëpër autostradë vlerësohet të ketë qenë 3.5 deri në 5 milionë dollarë.
Për të pamundësuar humbjen e parave, policia, pasi ka bllokuar vendin e aksidentit, ka sjellë një firmë që t`i mbledh monedhat përmes magneteve, transmeton albinfo.
Raportohet se dy punëtorët që ndodheshin në automjetin transportues kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë në rrezik jete.









