Arrestohet edhe një serb në Anamoravë

Artikujt tjerė
- Lirohet serbi i arrestuar në Mogillë
- Arrestohet edhe një serb në Anamoravë
- Serbëve të arrestuar u caktohet 48 orë masa e ndalimit
- Mitrovicë: Shpallet fajtor për vrasje Remzi Hasanaj
- Prizren: Ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj Krasniqëve
- Policia serbe arreston kryesindikalistin e metalistëve të Kosovës
- Gjirokastër, sekuestrohen 160 kg marihuanë
- Arrestohet shtetasi maqedonas që kishte vjedhur 138 vetura
- Tiranë: 10 mijë euro për kapjen e autorit të vrasjes së arkëtares
- Polici plagoset me revolen e kolegut
Prishtinë, 28 mars - Policia e Kosovës ka arrestuar sot pasdreke Jovica Ballosheviqin, punëtor i Postës së Serbisë nga fshati Mogillë, raporton agjencia e lajmeve Beta duke iu referuar burimeve serbe nga Anamorava. I njëjti burim ka saktësuar se Ballosheviq është arrestuar gjatë bastisjes së shtëpisë së Ivica Nojkiqit, punonjësit të Komunës paralele serbe në Viti, i cili është arrestuar mbrëmë.
Sipas këtij burimi, Balloisheviq është arrestuar me arsyetimin se është pjesëtar i institucioneve paralele. Gjatë bastisjes së shtëpisë së Ivica Nojkiqit policia ka konfiskuar 8 200 euro dhe për këtë ka lëshuar vërtetimin përkatës për konfiskim.
Sipas informatave të burimeve serbe, pjesëtarët e njësisë speciale ROSU janë duke e bastisur shtëpinë e Svetozar Naskoviqit nga Koretishti, punëtor i MUP-it të Serbisë, i cili është arrestuar të martën.
Siç kemi informuar, PK ka arrestuar mbrëmë katër serbë në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, te të cilët janë gjetur materiale zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
I ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq ka deklaruar se serbët e arrestuar bartnin me vete listat zgjedhore për harmonizim dhe revidim të atyre listave dhe përgatitje për zgjedhjet eventuale serbe në Kosovë.








