Takim dashurie në garazh, asfiksohet çifti shqiptaro-grek

Artikujt tjerė
- Shtime: Kapen të dyshuarit për vjedhje të rënda
- Shqiptarë vjedhin bagëti të grekëve
- Humb jetën tragjikisht një minator i Trepçës
- Sekuestrohet 1 kg heroinë në Tiranë
- Gjenden bustet e dëshmorëve, kapen dy të mitur
- Lirohet nga paraburgimi kontrabandisti me armë nga Bosnja
- Në Gjilan vidhen bustet e dëshmorëve
- Mitrovicë, zjarrvënie në një automjet
- Takim dashurie në garazh, asfiksohet çifti shqiptaro-grek
- Përmbyset autobusi me nxënës, vdes mësuesi
Ptolemaida, 20 shkurt - Një emigrante shqiptare 55-vjeçare dhe një i moshuar grek u gjetën të asfiksuar në një makinë në Ptolemaida të Greqisë, raporton agjencia e lajmeve NOA.
Dy viktimat mësohet të kenë humbur fillimisht ndjenjat dhe më pas kanë kaluar në gjendje kome.
Policia i gjeti trupat e tyre në makinën e 79-vjeçarit.
Dy të moshuarit kishin lënë takim dashurie në garazhin e shtëpisë së 79-vjeçarit, ku dhe ndodhej e parkuar makina e tij.
Për shkak të temperaturave të ulëta ata lanë të ndezur makinën duke i mbyllur të gjitha dyert e saj, madje dhe derën qendrore të garazhit.
Ata u gjetën disa orë më vonë nga familjarët, të cilët kishin denoncuar në polici humbjen e tyre.
55-vjeçarja shqiptare dhe i moshuari grek u gjetën të pajetë në makinë, ndërsa policia përjashtoi pistën e një vrasje të qëllimshme.
Sipas saj vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga gazrat e makinës.
Ngjarja ka tronditur qytetin e vogël të Ptolemaidës, pasi si 55-vjeçarja shqiptare ashtu dhe 79-vjeçari grek gëzonin respektin e miqve dhe të afërmve.


Shartari21.02.2012/12:43
keta sagllame ne xhenet se kan dhne jeten me ndjenja e jo tuj ike para plumbi, tash veq vazhdim aty ku kan mbet

astriti lyon20.02.2012/13:32
haha per dashri e kan dhan jeten..







durimi21.02.2012/22:45
Ne atë moshë a?