Lëndohet rëndë një punëtor i Bechtel & Enka

Artikujt tjerė
- Lëndohet rëndë një punëtor i Bechtel & Enka
- Kosovari dënohet me 7 vjet burg për vrasje
- Arrestohen një zyrtar i ATK-së dhe një kontabilist privat
- Shoferi 13-vjeçar shkel dy vajza
- Vrasje në tentativë në oborrin e Gjykatës Themelore në Prizren
- Vritet pas tetë muajsh lirimi nga burgu
- Gjykata Supreme kthen në rigjykim një rast të krimit të organizuar
- Vrasje në Pejë
- Vazhdohet paraburgimi për të dyshuarat për rastin Sopa
- Bajrush Xhemajli në ndeshje tjetër komunikacioni
Prishtinë, 7 mars - Një punëtor i konsorciumit Bechtel& Enka ka pësuar një aksident të rëndë derisa po punonte në vendin e punës në afërsi të Fushë Kosovës, ku ky konsorcium është duke kryer punime.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësja e Bechtel & Enka, Ela Ruçi.
Aksidenti ka ndodhur në seksionin 8 të autostradës në vend punishte afër Fushë Kosovës derisa po bënte punë rutine të tijën, ai po punonte me një sharrë elektrike, me çrast është lënduar në fyt, mirëpo detajet se si ka ardhur deri te kjo nuk janë akoma të ditura, ka thënë ajo.
Sipas Ruçit, ekipi i Bechtel& Enka ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka ofruar viktimës ndihmën e parë, kurse më pas ai është transportuar për në QKUK.
Në Qendrën Emergjente të QKUK është konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa vazhdon të jetë nën kujdesin intensiv.








