• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Arrestohen një zyrtar i ATK-së dhe një kontabilist privat

Publikuar: 07.03.2013 - 17:36

Prishtinë, 07 mars - Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsione njofton se me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, gjatë hetimit të një rasti ka arrestuar dy persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Gjatë procedurës hetimore janë mbledhur dëshmi materiale si rezultat i të cilave policia ka arrestuar të dyshuarit N. B., i lindur  1975 (zyrtar në Administratën Tatimore të Kosovës), F. S., i lindur 1984  (kontabilist në një firmë private)

Nga të gjeturat e procesit hetimor rezulton se të dyshuarit gjatë vizitës që i kanë bërë bizneseve në emër të kontrollit nga ATK-ja, bizneset  i kanë detyruar duke u bërë shantazh në mënyra të ndryshme që ta marrin kontabilistin e caktuar për rregullimin e dokumentacionit, si dhe kanë kërkuar dhe kanë marrë ryshfet për të përfunduar kontrollin gjoja në favor të tyre. 

Me vendim të prokurorit kompetent, personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme