Shoferi 13-vjeçar shkel dy vajza

Artikujt tjerė
- Vajzat e Sopës, njëra mohon e tjetra hesht
- Ragip Bytyçi shpallet i pafajshëm për arin e vjedhur në Pejë
- I bie shtylla e golit, vdes 11vjeçari
- Lëndohet rëndë një punëtor i Bechtel & Enka
- Kosovari dënohet me 7 vjet burg për vrasje
- Arrestohen një zyrtar i ATK-së dhe një kontabilist privat
- Shoferi 13-vjeçar shkel dy vajza
- Vrasje në tentativë në oborrin e Gjykatës Themelore në Prizren
- Vritet pas tetë muajsh lirimi nga burgu
- Gjykata Supreme kthen në rigjykim një rast të krimit të organizuar
Tiranë, 7 mars - Dy vajza, një 12 vjeçe dhe një 2 vjeçe janë në gjendje kritike për jetën pasi janë goditur nga një automjet paraditen e sotme në fshatin Çiflik të Beratit.
Automjeti qe shkaktoi aksidentin drejtohej nga një 13-vjeçar. Ai kishte marrë automjetin e gjyshit të tij dhe kishte dalë në rrugët e fshatit. Automjeti ishte lënë në rrugë nga gjyshi i tij dhe pasi nipi i tij e ka ndezur, ka tentuar të ecë nëpër rrugë, por pas disa metrash ka goditur 12-vjeçaren, e cila mbante në krahë kushërirën e saj të moshës vetëm 2 vjeçe.
Te dyja vajzat aktualisht ndodhen në gjendje kritike për jetën në spitalin e qytetit të Beratit, në gjendje më të rëndë është 2-vjeçja K. Mata. Si njofton TCH, policia ka shoqëruar në komisariat pronarin e mjetit Kadri Kajo, si dhe nipin e tij që shkaktoi aksidentin.





