• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Gjendet i vdekur serbi nga Izvori i Novo Bërdos

Publikuar: 23.02.2013 - 17:03

Gjilan, 23 shkurt  – Momqillo Dimiq (1964) nga fshati Izvor i Novo Bërdës është gjetur i vdekur. Elmina Mahmuti, komandante rajonale e policisë në Gjilan, tha për rajonipress se viktima është gjetur me një shishe raki dhe dyshohet të ketë qenë i dehur, prandaj për këtë arsye trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.Momqillo Dimiq (1964) është raportuar nga policia e Kosovës se është gjetur i pajetë. “Raportohet se është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli serb, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML)”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.Prokurori i rastit Arben Kadriu tha se në bazë të deklaratave të familjarëve, viktima kishte tre muaj që ishte në gjendje të dehur dhe kishte pirë rregullisht alkool.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell