Vrasje në fshatin Ranoc të Klinës

Artikujt tjerė
- Vrasje në fshatin Ranoc të Klinës
- Arrestohen katër persona për keqpërdorim seksual me të mitur
- Demolohen dhe plaçkiten dhjetëra shtëpi të mërgimtarëve
- Një grua në Suharekë ka tentuar të vetëvritej me bombol gazi
- Sërish maska në aksin Burrel- Milot, plaçkiten udhëtarët
- Shqiptari vret ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj
- Shtetas kosovarë e serbë, së bashku në hajni
- I ulet dënimi me burg Sejdi Zeqirit
- Kapet hajni që operonte nëpër vend parkingje në Pejë
- Vdiq duke pastruar tualetin me detergjente
Klinë, 18 Janar- Gj. Jaku ( 1966) është vrare me armë zjarri afër shtëpisë së tij në fshatin Ranoc të Klinës. Ai është qëlluar për vdekje nga një i afërm familjar N.J rreth 51 vjeç po nga ky fshat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ranoc të Klinës, të premten paradite, njofton korrespondenti i Kohës Ditore. Policia, konfirmon rastin por nuk jep detaje me shumë për momentin.
Vdekja e personi është konfirmuar edhe në QKMF-në Nënë Tereza në Klinë. Personi Gj.Jaku, ka ardhur pa shenja jete në QKMF, mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij të shkaktuar me armë zjarri. Ka qenë i goditur disa herë në pjesën e përparme, ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klinë, dr Ali Ahmetxhekaj. Kufoma ka qëndruar për disa orë në objektin e Shëndetësisë në Klinë i ruajtur nga Policia e Kosovës. Burime të gazetës marrin vesh se dyshohet se deri të vrasja ka ardhur pas një fjalosje që kanë pasur viktima dhe dorasi për çështje prone.
Raportohet se edhe vitin e kaluar të njëjtit kanë pasur telashe. Policia akoma nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth këtij rasti.









