Në Itali, kapen 1600 kg drogë, vinte nga Shqipëria

Artikujt tjerė
- Në Itali, kapen 1600 kg drogë, vinte nga Shqipëria
- Sekuestrohen 300 kg drogë në Portin e Dullësit
- Për dy vrasësit e Kreshnik Isufajt, 25 vjet burgim
- Deportohen 24 shtetas shqiptarë
- Rrihen e theren mes vete edhe në diasporë
- Arrestohen dy mjekë, njëri nga Gjilani dhe tjetri nga Vitia
- Vdekje e dyshimtë në Zveçan
- Nga 30 ditë paraburgim për dy huliganët e Dritës së Gjilanit
- Kthehen në Dubravë edhe dy të arratisurit e tjerë
- Humb jetën punëtori në autostradën Tiranë-Elbasan
Foggia, 14 nëntor - Mbi 1600 kilogramë marihuanë, armë dhe municion janë sekuestruar nga policia italiane. I gjithë malli vinte nga Shqipëria, ndërsa në pranga kanë renë tre shtetas, dy italian dhe një shqiptar, raporton gazeta Panorama.
Një ngarkesë e madhe me drogë, saktësisht me 1610 kilogramë marihuanë, e cila vinte nga Shqipëria, nëpërmjet Adriatikut, me destinacion portin e Manfredonia është sekuestruar një natë më parë.
Droga është sekuestruar në kuadër të operacionit Atlantis dhe është ngarkesa e dytë më e madhe e konfiskuar në rajonin e Pulias, pas asaj të kapur më parë në Brindizi, më 1700 kilogram, në fillim të vitit.
Aksioni për kapjen e ngarkesës u realizua nga një bashkëpunim i policisë së Foggias me mbështetjen operacionale të Guarda di Finanzia.
Anija Atlantis 1, e cila ishte një anije peshkimi, u kap në det në brigjet Vieste. Brenda saj u gjet droga e shpërndarë në 88 thasë të mëdhenj.
Brenda anijes, oficerët policorë kanë gjetur edhe armë, të gjitha plotësisht funksionale me plot municion.






