• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Asgjësohen 64 krerë dhi me brucelozë në Zhegër të Gjilanit

Publikuar: 29.10.2012 - 18:32

Zhegër, 29 tetor – Janë asgjësuar 64 krerë dhi në Zhegër, të Gjilanit të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen e brucelozës. Kjo është bërë pas  alarmimit të  Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSGPK) për rastet e njerëzve të infektuar me këtë sëmundje po nga kjo komunë.

“Rezultatet e analizave të kryera kanë konfirmuar praninë e shkaktarit të kësaj sëmundje tek tufa e caktuar në fshatin Zhegër të Gjilanit. Me identifikimin e fermës nga ana e AUV-së janë ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes tek kafshët dhe njerëzit. Në këtë veprim ferma është  izoluar, ku nuk është lejuar konsumimi i produkteve që dalin nga kjo fermë, pastaj është vendosur masa e ndalimit të lëvizjes së kafshëve dhe nuk është lejuar ripopullimi i fermës në fjalë. Si masë me e mirë mbrojtëse për të ruajtur shëndetin e njerëzve dhe kafshëve të zonës është vendosur të bëhet asgjësimi i kësaj tufe për të pamundësuar që sëmundja të prek të tjerët”, njoftojnë zyrtarë të AUV në një deklaratë të lëshuar për media..

Asgjësimi është kryer nën mbikëqyrjen e zyrtarëve të AUV-së qendër , nga Zyra regjionale e AUV-së në Gjilan, dhe zyrtaret përgjegjës të Kuvendit Komunal të Gjilanit të mbikëqyrur nga drejtori i inspeksionit Ismet Hajdini. Ai nuk ka pranuar të jap deklaratë përkitazi me këtë aksion duke thënë se këtë të drejtë e ka vetëm AUV-ja.

Ndërkohë, në komunikatën e AUV-it, thuhet se procesi është kryer me profesionalizëm duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për rate të tilla.

Komente (2)

bexhet bajrami30.10.2012/21:49

Ngushllimenga Bexha Florin,mos u mërzit

tyla syla30.10.2012/19:41

duhet vepruar njesoj ne tere kosoven kudo qe te lajmerohet brucelloza si dhe nje her ne vit te behet kontrolli i kafsheve te imta dhe secila kafshe e dyshimta te eliminohet .

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu