• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Përgjaken rrugët në Shqipëri, 4 të vdekur e 18 të plagosur

Publikuar: 27.10.2012 - 20:03

Tiranë, 27 tetor - Përgjaken rrugët e Shqipërisë. Në gjashtë aksidente në Tiranë, Fier, Pogradec, Elbasan, Mat e Kukës 4 persona kanë vdekur ndërsa kanë mbetur të plagosur 18 të tjerë. Dyshohet se shkak i këtyre aksidenteve mund të ketë qenë shpejtësia e automjeteve si dhe lagështia në rrugë, si pasojë e motit me shi që prej disa orësh ka përfshirë gjithë Shqipërinë, transmeton BW.

Një aksident fatal me 3 persona të vdekur ka ndodhur sot rreth orës 18:50 në Kukës, teksa një makinë tip Benz me targa AA015 ER ka rënë në greminë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kolsh, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se në aksident janë përfshirë 5 persona të familjes Çengu, 3 prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa dy të tjerët janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Njëri prej viktimave është Ilmi Çengu drejtuesi i mjetit, 45-vjeç, nga fshati Shtiqen i Kukësit banues në Tiranë. Viktima tjetër është bashkëshortja e tij Zylfie Çengu, ndërsa viktima e tretë është nusja e djalit të tyre. Trupat e viktimave, janë nxjerrë tashmë nga gremina.

Policia sqaron se makina ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës, ndërsa 5 anëtarët ktheheshin nga një dasëm. Dy të plagosurit janë fëmijët e çiftit, vajza me emrin Diana dhe djali V.Çengu 5-vjec dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ata do nisen në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë me tu stabilizuar disi gjendja shëndetësore.

Aksident me vdekje ka ndodhur edhe në aksin rrugor Klos-Bulqizë. Ngjajra e rëndë ka ndodhur në fshatin Fshat të Matit, kur një mjet tip Benz me targa të Shkodrës ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Ramiz Cakoni si dhe janë plagosur dy persona të tjerë. Ky është aksidenti i pestë për ditën e sotme, që edhe numrin e të plagosurve në 15.

Nga përplasja e dy makinave në zonën e Institutit në Tiranë, kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa në një tjetër aksident në dalje të autostradës Levan-Vlorë u plagosën 6 persona, nga përplasja e një mjeti tip Audi me një Alfa Romeo. Të plagosur sipas policisë mësohet se kanë mbetur shtetasit Gentian, Fadil e Natasha Mucmataj si dhe Pjetër Naraçi, Florjana Reçi dhe Robert Muhaj.

Aksidenti i parë i rëndë gjatë fundjavës u regjistrua në vendin e quajtur Fikas, rreth orës 09:30 minuta në segmentin e Qafën e Kërrabës kur një furgon me pasagjerë është përplasur me një autoveturë. Policia bëri të ditur se të plagosur gjatë këtij aksidenti mbetën 3 persona, të cilët u dërguan menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Policia konfirmoi se mjetet e përfshira në aksident ishin një furgon taksi me targa SH 215 A me drejtuar nga Andrea Pelivani me pasagjer Maksim Nasin 70-vjeç nga Tirana i cili u përplas me një autoveturë me targa TR 46 68 L me drejtues Mahmut Mallahalli 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij B.Mallahalli. Këtë dy të fundit dhe Maksin Nasi kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen në spital.

Ndërkaq dy orë më pas në aksin e rrugës kombëtare Qafë Thanë-Pogradec një autoveturë me targa AA 388 DL ka dalë jashtë rruge si pasojë e shpejtësisë dhe e favorizuar nga moti i keq. Për pasojë autovetura është përplasur me bordurën anësore dhe si rezultat tre shtetas mbetën të plagosur dhe më pas u transportuan për në spitalin e Pogradecit.

Komente (4)

bulle 29.10.2012/08:54

Po gjithsesi nje kontroll me i rept do ta ulte numrin e aksidenteve met vertet brengosese,ma shum patem aksidente perj komunikacionit kto 13 vitet e fundit, se sa prej minave te ushtris serbe kjo duhet te jet drit alarmi per policin rugore.Më shum kontroll...........

Naser Beshiri28.10.2012/09:51

Kjo duhej te ishte nje brengosje per Policine rrugore, per nje mbikqyrje dhe kontroll me te mire te rrugeve dhe Komunikacuonit ne pergjithsi, nuk ka dite qe nuk ndhodhin vdekje ne Shqiperi sa qofte si pasoje e aksideneteve ne Trafik apo e ... sjeve me vulgare qe vetem ne Shqiperi ndodhin, sic jane mbytjet me Sopate, ... sjet qe ndodhin perdite si shkak i hasmerive te ndryshme, valle a duhet te brengose dikush per keto dukuri?!..

kadriu28.10.2012/09:24

shqiptaret duhet me i leju vetum me kerr me kal ne mal me bajt dru per dimen se perndryshe ne rrug te asfaltuar sban me i lan fare me dal .kujtojn se me makin mujn me fluturu.nuk e din qe asht makin ju duket se jan me aeroplan.kan harrua se gjinden na asfalt.

mus,Nor27.10.2012/21:19

po,detja ngjesin emnin rruga e gjakut

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 22°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme