• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Qindra policë të Kosovës hetohen për vepra penale gjatë detyrës

Publikuar: 25.10.2012 - 10:30

Prishtinë, 25 tetor - Inspektorati i Policisë së Kosovë gjatë këtij viti, deri në muajin tetor, ka hetuar 226 pjesëtarë të policisë nën dyshimin që kanë kryer vepër penale gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Këta policë dyshohen për marrje ryshfeti, shpërdorim detyre, zbulim i fshehtësive zyrtare, falsifikim dokumentesh, kontrabandë me mallra, mundësim prostitucioni, lëndime trupore etj., dhe 14 prej tyre u është ndërprerë marrëdhënia e punës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Jetullah Aliu, drejtor i Departamentit të Hetimeve në Inspektoratin e PK-së, ka bërë të ditur se 226 policët e dyshuar u përkasin të gjitha njësiteve policore. Për 80 nga ta, sipas tij, janë ngritur kallëzime penale dhe janë dërguar në prokuroritë kompetente, ndërsa për 54 raste janë bërë raporte të veçanta.

“ Janë 88 raste nën hetime të mbyllura në Inspektoratin e policisë (IPK). Pjesëtarë të arrestuar për këtë periudhë janë 15, ndërsa 43 zyrtarë policorë janë të suspenduar nga IPK-ja dhe janë nga të gjitha njësitë policore në krejt territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe njësitë e trafikut dhe patrullat”, ka thënë Aliu.

Sa u përket pjesëtarëve policorë që marrin ryshfet nga qytetarët gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare, Aliu ka potencuar se ata pjesëtarë suspendohen deri në përfundimin e hetimeve dhe se ndaj tyre iniciohet kallëzim penal. Inspektorati policor informohet shpeshherë për këto raste nga qytetarët, por edhe përmes formave të tjera.

“Format e tjera janë kryesisht proaktive dhe me autorizimin e kryeshefit të IPK-së fillohet një hetim preliminar dhe po ashtu merren burime të tjera të informacionit”, ka thënë Aliu.

Ndërkaq Baki Kelani, zëdhënës i PK-së, ka bërë të ditur se, sipas të dhënave që ka PK-ja, nga janari deri në gusht të këtij viti janë larguar nga puna për marrje të ryshfetit dhe shpërdorim të detyrës 9 zyrtarë policorë. Ndërsa 5 zyrtarë të tjerë thuhet të jenë larguar për shkelje administrative.

“Gjatë vitit 2011 për shkelje të rënda administrative dhe vepra penale janë larguar nga puna 33 punonjës, ndërsa në vitin 2010 janë larguar nga puna  39 punonjës”, ka thënë Kelani.

Qytetarët shprehen se ka policë që “shumë lehtë korruptohen”, e sidomos ata të trafikut. Kohë më parë F.B., 38 vjeçar nga Prishtina, ishte nisur për disa çështje personale nga Prishtina për në Gjilan. Gjatë rrugës ai kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar me shenjë të komunikacionit dhe ishte ndalur nga policia pikërisht tek liqeni i Badovcit. Ai kishte dialoguar me dy policët që e kishin ndalur dhe kishte kërkuar nga ta që ta lëshonin pa ndonjë dënim. Një gjë të tillë ata ia kishin mundësuar në këmbim të 20 eurove.

“Ata më thanë se nëse dua të më lëshonin pa dënim duhej t’i qerasja diçka. Paratë më të imëta në gjep i pata 20 euro dhe ua dhashë”, ka treguar F.B.

Por me kaq nuk kishte mbaruar, ngase F.B. ishte bërë pishman.

“M’u duk se u dhashë tepër para. Aq do të më bëhej edhe dënimi dhe u ndala me një lokal e i theva 50 euro i bëra nga 10 ”, ka thënë ai.

F.B. ishte kthyer sërish tek pjesëtarët policorë dhe kishte kërkuar nga ai t’ia kthenin 20 euro.

“Ua mora 20 euro dhe ua dhashë 10 euro. Boll i kishin”, ka shtuar ai.

Për F.B.-në ky ishte njëri ndër rastet më “interesante” që i kishte ndodhur dhe jo i vetmi. Atij shpesh i rastis t’u japë ryshfet policëve për t’u shpëtuar gjobave në komunikacion.

Të njëjtën gjë kishte bërë edhe F.K., 40 vjeçar, nga Drenasi. Ai jeton në Angli dhe sivjet gjatë verës, përderisa ishte për pushime në Kosovë, ishte ndalur nga dy policë trafiku për tejkalim shpejtësie.

“Isha nisur nga Drenasi për në Prishtinë dhe në Sllatinë afër një mbikalimi më ndalën policia ngase kisha tejkaluar shpejtësinë”, ka thënë F.K., i cili po voziste mbi 100 km në orë. Pasi kishte ndalur veturën dhe kishte dalë që të bisedonte me policët, ata i kishin thënë se duhej të dënohej dhe t’i merreshin dokumentet. Meqenëse atij i duheshin dokumentet që të udhëtonte me veturë për në Angli, i kishte lutur që ta “falnin”. Por policët e kishin falur vetëm pasi ai ua kishte dhënë nga 10 euro që të dyve.

“Pasi ua dhashë 20 euro, u arrit marrëveshja”, ka thënë F.K.

 

Komente (12)

veb ukshini25.10.2012/19:55

mjer ju o vllazni qfar polic qe kemi mjer na e mjer ata qe kan pun me kta QENA.

xon gashi25.10.2012/19:53

qeky i fundit paska pshtu mire me nga 10 euro. un isha njeher tu shku prishtine mitrovic dhe kishte qene shpejtsia e lejuar 60kmh un isha 161kmh ishte ora rreth 1300 dhe me ndaluan me kerkuan dokumentet me pyeten pse po vozis shpejt ju tregova arsyen me thane koha drekes. po pagun drek 50 euro apo po te denojm me gjygj thash shkruane se dhami ntok ka me ju ra e prej meje skeni me mujt me hanger idiotat.

Malsori25.10.2012/19:41

po habitem me krejt polemika,, nuk ka polici ne Ballkan si nuk jan te korruptum,kam kalue ne Maqedoni Mal te Zi po gjdo her mu ka duft me ju jep ka pak,, e te na i bajn te mdha keto sene,,

dreniskandinavi25.10.2012/14:53

Ata po vjedhin ne polici ku ruhen arhivat e sendet konfiskuara e spo marrin mito ne rrug.Policia e shikut ska tjeter pun vetem me plaqkit sa te mundet.Hajna shefat hajna policet.Shtet pa zot te shpijes.Ata qe nuk kan sukses ne polici ne Kosove i bajn president.

gimi25.10.2012/13:49

kjo eshte nje pasqyre e shtetit ,ju po krenoheni me keto te dhena por kjo ndikon negativisht

agimi25.10.2012/13:18

Policija ne Kosove Duhete te mbajne nene kontroll dhe ligjerat dhe tju tregohet rregullorte kohe pas kohe mungesa e kuadrave profesjonale korrupcjon futen njerz me diploma te fallcifikume punsohen ne polici nuk nje pune ka pasoja mos shkollim dhe mos njohja e ligjit ather ndeshne vete Policet me Ligjin dhe hetimet ,Nje fjale e urte Pellazgo Ilire e deri ma te vjetrit tregojn qe eshte e vlefshme per policite . Shqiptarin me ba Rojtare te ujit apo te malit qone kry se din as vllaun hake . Keto log duhet me ja kujtu qdo te punsumit ku punon apo pundhensit

Bekim25.10.2012/12:47

Po kush qenkan keta hetues? Kush tjeter pervec policeve tjere te montuar prej PDK, LDK ose edhe AAK.

mergimtari25.10.2012/12:41

mir ish kan me u hetu para se me marr detyren po .qysh asht hogja jan edhe gjemati nifar meselje i thonne dugaju pershendesimgjin

XIMI25.10.2012/12:28

duhet riformatim i te gjithe policeve te Kosoves sepse te gjithe e dime se qfar njerz sherbejn ne SHPK pas lufte

Hasani25.10.2012/11:15

Mire e keni hetoni por si e kemi shtetin e kemi edhe policine. Eshte sektor i ndieshem prandaj duhet me pas kujdes kush behet polic. Por ska ma te mire edhe i ka ardh rendi gjithkujt edhe skemi cka me ba. Kapak mi kontrollu e keshtu por veshtir se do te ndryshoj dicka ne esenc. Kemi edhe raste kur mendojn se jane te paprekshem dhe se ai eshte vet ligji. Bahet mire dikur si ne te gjitha institucionet tjera qe ka shume probleme .

era25.10.2012/10:53

o ktynve sduhet me ju leju as uniform me vesh se e keqperdorin e shesin trimni me vllaznit e vet se kur i shtrini polict tan shkau per toke ju nenshtrun shkaut turp per policin bandite

toni25.10.2012/10:53

thaqi po frigesohet qe policia kosoves po largohet ndaj tij, ateher po ben prova menjeher pas protestave qe policia te frigesohet dhe ta respekton punen e tyre, dhe te bmeshtetet ne pdk,.

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu