Ndjek tash 13 vjet në gjyqet serbe vrasësin e babait

Artikujt tjerė
- Një qytetar i Beogradit arrestohet në pikën kufitare në Jarinjë
- Në Francë turqit mbulojnë territorin, droga nga Shqipëria
- Arrestohen tre të dyshimtë për vjedhje të rënda
- Qindra policë të Kosovës hetohen për vepra penale gjatë detyrës
- Dënohet amerikania që u zu me monedha antike
- Policët parandalojnë një tentim-vetëvrasje
- Klani familjar shqiptar që abuzoi 50 femra kosovare në Gjermani
- Arrestohet një person i kërkuar
- Asgjësohen 50 mijë litra alkool të kontrabanduar
- Arrestohet i dyshimti për trafikim qeniesh njerëzore
Podujevë, 22 tetor Është i pari që ka bërë një padi private për vrasjet që kanë ndodhur në Komunën e Podujevës gjatë luftës së vitit 1999. Por, përveç që i ka dalë punë për të gjetur avokatë në Serbi, hiq më lehtë nuk ka kaluar as me punët që i është dashur ti kryente në Kosovë. Agim Maloku thotë se është zhgënjyer me zyrtarët e Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (ZPZHML) në Prishtinë, të cilët ia kishin vonuar tre vjet ekspertizën e prindit të tij, Hamdiut (1963-1999), që ia kishte kërkuar Gjykata e Qarkut në Prokuple përmes Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.
Ka trokitur derë më derë për tre vjet rresht, por ka marrë një përgjigje paksa të çuditshme. I kanë thënë se po i presin tu kthehen mostrat nga Sarajeva, megjithëse askush nuk ua kishte kërkuar analizën e ADN-së. Krejt çka kërkohej ishte procesverbali i autopsisë nëse ekzistonte. Në të kundërtën, duhej të bëhej ekspertiza e mjekësisë ligjore mbi lëndimet që kishte marrë Hamdi Maloku dhe ti dorëzoheshin Gjykatës së Qarkut në Prokuple, ku po zhvillohej procedura gjyqësore kundër ish-policit të njësisë speciale, Millosh Llukiq.
Në vitin 2002 kam filluar të kontaktoj me avokatë në Serbi për të bërë padinë ndaj Millosh Llukiqit që na e kishte vrarë babanë. Pasi e kemi bërë padinë, ai është dënuar me 2 vjet me kusht. Ne jemi ankuar dhe në vitin 2004 është kthyer lënda në rishqyrtim, ka thënë Agim Maloku.
Sipas tij, Gjykata e Qarkut në Prokuple ka kërkuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë që të urdhërojë Zyrën për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore për tia bërë autopsinë Hamdi Malokut.
Përpara Gjykatës së Qarkut në Prokuple është duke u zhvilluar procedura penale kundër Millosh Llukiqit nga Prokupla, rr. Bozhuri 21, për shkak të veprës penale të vrasjes sipas nenit 47, alineja 1 të LPRS-së thuhej në një aktlutje që ia kishte dërguar Gjykata e Qarkut në Prokuple më 10.08.2004, siç shkruaj në këtë shkresë Gjykatës kompetente në Kosovë dhe Metohi.
Mjekësia Ligjore zvarrit për tre vjet një raport
I pandehuri Millosh Llukiq nga Prokupla është i akuzuar se më 24.04.1999 rreth orës 10:00 në Podujevë në rrugën Rrahman Morina pn, shumë afër TV servis Samsung ka privuar nga jeta Hamdi Malokun të lindur më 01.03.1936 në fshatin Bradash, Komuna e Podujevës, me vendbanim në Podujevë, rruga Boro dhe Ramizi nr. 48, l.nj. nr. 50630 SRB Podujevë, JMBG 0103936912048, duke shtënë në te disa plumba nga pistoleta e tij zyrtare.
Në këtë shkresë të Gjykatës së Qarkut në Prokuple, kërkoheshin provat që, sipas saj, kjo gjykatë nuk i posedonte. Dhe po ashtu, kërkoheshin edhe dëshmitarë nëse kishte që të jepnin deklaratat në gjykatat në Kosovë dhe tu dorëzohej atyre procesverbali i deklaratave.
E Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte lëshuar një urdhërese për Zyrën për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore që ta bëjë ekshumimin e kufomës së të ndjerit Hamdi Maloku tek pas dy vjetëve, më 20 janar të vitit 2006. Pasi nuk i është përgjigjur urdhëresës së parë ZPZHML-ja, kjo gjykatë kishte përsëritur urdhëresën edhe më 10.05.2006. Por, deri më 06.03.2009, Agim Maloku nuk e ka marrë raportin prej Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore.
Pas ekshumimit dhe inspektimit të trupit të pajetë, duhet të vërtetohet mënyra e kryerjes së veprës penale, mjeti i përdorur, numri i plagëve dhe nëse janë më shumë plagë, cilat nga këto plagë i kanë shkaktuar vdekjen. Eksperti i mjekësisë ligjore duhet të vërtetojë edhe rrethanat e tjera me qëllim të sqarimit të gjithanshëm të këtij rasti, thuhej në urdhëresën për ekshumim, autopsi dhe analizë të kualifikuar të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, drejtuar Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore.
Jemi të zhgënjyer me Zyrën për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore që na e kanë zvarritur aq shumë këtë raport, megjithëse e kishin kryer në vitin 2007. Më kanë thënë që e kanë dërguar në Sarajevë. Por, askush nuk e ka kërkuar prej tyre analizën e ADN-së, sepse baba ka qenë i identifikuar. Kam kërkuar prej tyre që të ma japin adresën në Sarajevë dhe të shkoj vetë ta marr. Dhe kur u kam thënë që nuk dalë prej këtu pa e marrë raportin ose një adresë ku mund ta marrë, atëherë ma kanë dhënë raportin i cili ishte kryer në vitin 2007, ndërsa ma kanë dhënë në vitin 2009, tregon Agimi për zvarritjet që i kishte bërë ZPZHML-ja në Prishtinë.
Ndërkohë, zyrtarë të Mjekësisë Ligjore nuk kanë dashur të flasin për rastin në fjalë me arsyetimin se në atë kohë ka qenë UNMIK-u.
Pyetjet tuaja kanë të bëjnë me kohën e administrimit të UNMIK-ut, dhe në atë kohë ne nuk kemi pasur fare kompetenca dhe nuk e di rrjedhën e ecurisë së këtij rasti, ka qenë përgjigjja e vetme e drejtorit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, që e ka dërguar nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Drejtësisë.
U takua edhe njëherë me vrasësin e dajës
Më 17.09.2012 për të dëshmuar në Gjykatën në Prokuple kanë qenë djemtë e Hamdiut Agimi dhe Ejupi dhe dëshmitarët okularë (mbesa) Ibadete Mehani dhe furrtari Halim Cikaj, nën përcjelljen e EULEX-it.
E Ibadetja nuk e ka menduar asnjëherë se do ta shihte përsëri vrasësin e dajës së saj, Hamdi Maloku. Kishte menduar se po sa të përfundonte lufta, fytyra e Millosh Llukiqit nuk do ti dilte më përpara. E tash i kanë shkuar flokët përpjetë kur pas 13 vjetësh Ibadete Mehani e ka parë përsëri atë. Por, tash në bankën e të akuzuarve për krime lufte në Kosovë. Bile, ka marrë vetë rrugën deri në Gjykatën e Qarkut në Prokuple (nën përcjelljen e EULEX-it) për të dëshmuar atë që kishte parë më 24 prill të vitit 1999. Ka dëshmuar para tij atë se çfarë i kishte bërë Llukiqi dajës së saj para se të zbrazte tre plumbat në trupin e tij, në fytyrë dhe në kraharorë. Por, ajo që e ka brejtur më së shumti Ibadeten më 17 shtator të këtij viti, thotë se kanë qenë djemtë e dajës, Agimi e Ejupi, të cilët po e shihnin vrasësin e babait të tyre dhe nuk kishin çfarë të bënin.
Ka qenë rreth orës 10:00 e 24 prillit të vitit 1999, kur unë bashkë me dajën Hamdi Maloku, i cili ishte kthyer nga Shajkovci te motra në qytet (nëna ime) kemi dalë për të kërkuar daja gruan e vëllait dhe prindërit e saj. Rrugës kemi parë shumë policë, por deri në vendin ku tash është gjykata nuk ka na ndalë askush. Aty kanë qenë dy veta njëri me uniformë të policisë e tjetri me rroba civile në një veturë të tipit Golf duke dëgjuar muzikë dhe duke pirë birra, kujton Ibadetja atë që kishte parë në këtë ditë lufte dhe që e kishte dëshmuar edhe në Gjykatën e Qarkut në Prokuple më 17 shtator të këtij viti.
Aty kanë filluar ta maltretojnë dajën. Daja në këtë rast i ka thënë një djali që e kishim marrë rrugës, i cili kishte humbur dhe na u lut ta merrnim me vete, që të largohej. Personi që kishte uniformë (Millosh Llukiq) e ka nxjerr revolen dhe me tytë të saj ka filluar ta godas në fytyrë dajën duke e sharë. Daja vazhdimisht largohej prapa. Dhe kur e ka parë që polici nuk e kishte ndërmend të ndalej më ka urdhërua që të ikja. Kam filluar të vrapoj. E kam kthyer kokën dhe e kam parë që daja ishte rrëzuar aty edhe janë dëgjuar tri krismat që e kishte goditur me revole.
Ibadetja thotë se derisa ajo po ikte, personi tjetër me rroba civile e kishte gjuajtur me automatikë sa kishte pasur plumba. Kishte shpëtuar, por jo edhe daja i saj gjashtëdhjetë e tre vjeçar, Hamdi Maloku (1936-1999).
Ajo thotë se për dallim se para 13 vjetëve kur Llukiqi qeshte e bërtiste, në Gjykatë ajo e kishte parë ndryshe. Një Llukiq i cili po rrinte shumë serioz, por që i kishte thënë trupit gjykues së është i sëmurë.
Ndërkohë, përfaqësuesi i shoqatës për persona të zhdukur dhe viktima civile Përkorë, Latif Mehmeti, e ka vlerësuar lart punën që ka bërë familja Maloku për të paditur vrasësin e familjarit të tyre. Megjithatë, ai ka thënë se me këto çështje duhet të merren institucionet e vendit.
Është krejtësisht i pavend deklarimi i prokurorëve të Kosovës kur thonë se këto çështje janë punë e EULEX-it, sepse me këto çështje duhet të merret drejtësia e Kosovës. Kosova tash e katër vjet është pavarësuar dhe punët tona nuk duhet të presim të na i kryejë askush. Por duhet që për krimet që janë bërë në Kosovë të merret drejtësia e vendit dhe kriminelët ta marrin dënimin e merituar, ka thënë Mehmeti.
Deri tash për vrasjet që kanë ndodhur në Komunën e Podujevës janë dënuar disa paramilitarë serbë që kishin vrarë anëtarët e familjeve Bugujevci, Duriqi dhe Llugaliu. Por për këto vrasje kishin ngritur aktakuzë vetë prokurorë nga Serbia gjatë kohës sa ishte lufta në Kosovë. Ndërsa, padia private për vrasjen e Hamdi Malokut është e para deri tash për vrasjet që kanë ndodhur në Podujevë. Aktgjykimi pritet të shpallet në muajin nëntor të këtij viti. Presim që Millosh Llukiqi të marrë dënimin e merituar, thotë Agimi.


diaspora 23.10.2012/22:05
po po keshtu punohet ne Kosoven ton!!!

fitali23.10.2012/10:10
Jo vetem ne serrbi por edhe ne kosove jetojne dhe punojne kriminelt serrb qe dhunuan, ... n dhe kindapuan shqiptar.
jame i bindur se edhe neper instuticionet e Kosoves jane te punsuar.

Alba23.10.2012/09:33
I lumte atij qe e ka qu deri n'fund kete qeshtje!
Se NE ma se mire dime TE HESHTIM, t'harrojme e te dorezohemi lete!









plaki 24.10.2012/11:41
hallall te koft ty o biri i kosoves se keshtu nxirret haki e jo me dal ne tv e me bo hajgare si keta politikanat tane