Arrestohet për korrupsion një profesor i UP-së

Artikujt tjerė
- Gjyqtari Dehari hetohet nga prokuroria
- Droga Skunk e Lazaratit më e shtrenjtë se kokaina
- Krujë, burri qëllon gruan me sëpatë
- Gjendet një i vdekur në aksin Shkodër-Vau i Dejës
- Në Han të Hotit sekuestrohen 12 kg marihuanë, 2 në pranga
- Kaçanik: Vdes 29-vjeçari pasi theret me thikë
- Maqedonasi 37 vjeçar ia jep flakën vetes
- I çan kafkën me çekiç gruas, në sy të dy fëmijëve
- Lumë droge drejt Greqisë, sekuestrohen 3.7 tonë marihuanë
- Arrestohet për korrupsion një profesor i UP-së
Prishtinë, 20 tetor Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën dyshimet për mitmarrje dhe shpërdorim të detyrës zyrtare ka arrestuar Ruzhdi Sefën, profesor i Universitetit të Prishtinës.
Lajmin për Infokusi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, kapiteni Baki Kelani.
Ai ka pohuar se të premten rreth orës 12:30 është arrestuar një profesor universitar nën dyshimet për mitmarrje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Mirëpo, sipas Kelanit, arrestimi me gjasë nuk ka të bëjë me punën e tij në Universitet, por ka gjasa që bëhet fjalë për një punë sekondare të tij, ku ishte i angazhuar si ekspert për vlerësimin e dëmeve nga ana e Gjykatës.
Zëdhënësi i policisë, nuk ka treguar për detajet tjera rreth këtij rasti për shkak se, siç ka potencuar ai, ende nuk e ka pranuar raportin zyrtar nga njësiti përkatës.
Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar një person nën dyshimin për mitmarrje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Bëhet fjalë për një rast kur ky i dyshuar ishte angazhuar nga Gjykata, në cilësi të ekspertit për vlerësimin e dëmit. Akoma nuk jemi njoftuar zyrtarisht me rastin, nuk e kemi marrë raportin nga njësiti që është duke u marrë me rastin, tha kapiteni Kelani.
Nga ana tjetër, mësohet së i arrestuari, Ruzhdi Sefa, i lindur më 1 nëntor 1952 në Gjakovë, është magjistër i shkencave elektroteknike, ligjërues në Fakultetit Teknik në Prishtinë. Ai, po ashtu, sipas një biografie të tij në internet, ka qenë edhe i burgosur politik.


Fatosi20.10.2012/20:41
E vërteta del në shesh,për punën sekondare nuk e di si shkojnë punët mirëpo për 1 provim e di qe Profa i ka marrë 200 euro në FIEK edhe i ka pas të futura në mës te Indeksit..edhe është dashtë me ja qu në Gjakovë.....

Hetuesia20.10.2012/19:45
I njejte eshte edhe Naim Hasani ne fakultetin e ndertimtarise. Se shpejti edhe ai ne burg per abuzim flagrante te detyres zyrtare.

fisnik demolli20.10.2012/18:47
Ky profesor është shkatrruesi i studentave ne FIEK ne fakultetin teknik pasi qe nuk i kalon dhe perdor kritere te dyfishta qka len me kuptu qe ky eshte maniak i dhanun mbas pares dhe keshtu kriterin per me i kalu studentat e KA SHUME TE RENDE KU VETEM NE PROVIMIN BAZAT E ELEKTROS KA STUDENT QE TE GJITHA PROVIMET I KRYEN NE VITIN E PARE ME AFAT E NE BAZA TE ELEKTROS JET TRI VJET QE PO ASHTU ESHTE NE VIT TE PARE KJO LENDE,KETE PROFESOR INJORANT NUK DUHET MA EM LEJU AS ME U FUT NE OBORR TE FAKULLTETIT E LEJE MA ME LIGJERU.

Izber Pasjaqa20.10.2012/17:23
Si po duket sdo me mbet kush pa u perly me korrupcion.Mazamakeqqka u ba.U korruptuan politikajt,administrata,mjekesia dhe tani edhe profesoret.Kush kend duhet kap?

artan berisha20.10.2012/16:46
Ka shum profesora te till te korruptum. Njani prej tyne eshte Hysen Bytyqi profesor i bujqesis. Ky ne tana ant merr edhe gjithqysh. Policia duhet me ja nis hetimeve

Qeshmegjiju20.10.2012/15:16
Po qysh mos me u korruptue derisa rroga vetem 2.000 euro?. Shpenzimet e mdhaja valla, derisa populli pak e hiq fitojn por ata pak edhe shpenzojne seeeeeeeeeeeeeeeeee....

aha20.10.2012/14:55
normal qe merr rryshfet. qysh me rrnue? me nje ane qeveritaret u knaqen me paret e popullit, ndersa populli po mundohet me u gjind diqysh. aaahh qe nuk kam mundesi me u korruptu edhe une

Bilbili20.10.2012/14:50
Ka qene profesori im ne fakultet, ka fol shume dhe ka bo hajgare shume. Ka pas qef pak me i nguc femnat, por per korrupsion cysh e ka lyp le ta gjen profa.









diaspora20.10.2012/20:58
oooo ka te till plot te gjith duhet zbuluar masken para ligjit moren ne qaf riinin shqiptare....