• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

I hynë natën me dhunë në shtëpi dhe e rrahin

Publikuar: 13.10.2012 - 15:48

Skenderaj, 13 tetor – Një banor i fshatit Tërnac i Skenderajt, derisa ishte duke fjetur në shtëpinë e tij, është rrahur nga dy persona të panjohur, të cilët i kishin hyrë brenda me dhunë. Viktima është dërguar për mjekim në spital, ndërkohë qe më vonë njëri prej sulmuesve është arrestuar dhe po mbahet në polici.

“Viktima mashkull ka raportuar se derisa ishte duke fjetur në shtëpinë e tij, aty kanë hyrë me forcë dy persona të dyshuar të panjohur dhe të njëjtit e kanë rrahur”, thuhet në raportin policisë.

Për viktimën e rrahjes thuhet se pas marrjes së ndihmës mjekësore në emergjencën e Skenderajt është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. “Pas një pune hetimore, njëri nga te dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në fund të raportit të policisë, në të cilin nuk jepen detaje tjera.

Komente (3)

stojanoviq16.10.2012/12:51

mir dita ju peshendes stojani kret popllin shqiptar sa ke serbija nuk ndolli as ni hajnih ne kosov si e mur shqiptari ne dor u myten tuj fra e tuj vjedh po mir shum tung tung tung

Agron14.10.2012/11:52

Mire qe nuk e ka bo hajnin per spital, se me ligje te kosoves, kish hanger burg 2 vjet per shkaktim te plageve te hajnit. Sipas ligjeve te kosoves , hajnin duhesh me majt ne shpi, me ja qit nje cigare e kafe derisa te vjen policia

Prizrenasi14.10.2012/09:49

I kan hyre ne shtepi , dhe e kane rrahur !!! Ky eshte njhe rast nder njemije te tjere qe kan ndodhur ane e mban Kosoves, qe kan pasur per mitiv hajnine etj. Kur nuk ka shtet keshtu , edhe ndodhe. kriminelet kan mundur edhe qe ta mbysin kete fukara. Sot ne Kosove, askush nuk ia ka friken ligjit . Bene cka te duash . Anarki hesapi. Nje dite , do te vije koha kur ne Kosove , ne vend te forces se ligjit , do te sundoi ligji i forces e i te fortit . Nje pasqyre e mentalitetit tone tejet primitiv. Tung.

1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 35°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell