• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Në vend të puthjes, “fiton” plaçkitjen nga zvicerania

Publikuar: 07.10.2012 - 20:26

St. Gallen, 7 tetor - Një kosovar 21 vjeçar sapo ishte njohur në St. Gallen me një vajzë të re 18 vjeçe zvicerane. Pasi pajtohen të argëtohen bashkë, kosovari provon ta puthë atë në një kënd të qytetit, në errësirë.

Por atëherë ndodh e papritura: vajza e sulmon atë me sprej lotsjellës dhe duke menduar se e ka bllokuar, provon ta plaçkitë atë. Ia merr portofolin me 8 000 franga nga xhepi, por kosovari ia del që ta mbajë atë dhe me atë rast paratë bien në tokë.

Nga shuma e plaçkitur ai i rimori 6 000 franga, derisa 2 000 të tjerë u bënë pre e dy afrikanëve që ishin duke kaluar aty afër dhe të cilët u “shërbyen” me të hollat që kishin rënë në tokë.

Femra agresive është ndaluar nga policia dhe duhet të përgjigjet para prokurorisë për grabitje, raporton Albinfo

Komente (5)

gimmi10.10.2012/12:27

po ju qe jeni jasht e po mendoni se jeni shume me te mire e me te menqur se na a po qka po ju duket vetja, jU tan jeten sorollateni neper skele te ndertesave si spiderman e tash ketu me tregoni se sa eshte rroga atje e sa ne Kosove, e dijm na vet se sa marrim ne Kosove po sipas shprehjes suaj ju po mendoni se njeriu vlen sa shifrat po gabim e keni.

nik nik09.10.2012/12:40

ju ne ks mos e krahasoni veten me ni shqiptar qe jeton ne zvicerr se ka shqiptar ktu jo 8000 mi franga po i ka edhe 100000 franga edhe rroga mesatare esht 4000 po ka edhe shqiptar qe e ka edhe 10000 franga ne mujt se nuk esht ne ks me 200 euro ne muj per ni nat i shpenxojm ju qka merrni per ni mujč

tiki09.10.2012/08:31

Paska pas shum paska me mbyt baba kur te shkon ne shpi? po baba jaka dhan paret mi pagu faturat e aj kashku tuj shit qallam me pare te faturave

lyonasi 08.10.2012/09:24

ahhaahah ky thot 8000 mij ero jan shum , po ktu evrop asht jo kosove mos me jav pa syrin kurr 8100 fr rroga mesatare asht 4 mij franga kursene kosove eshte 2 qind euro , por ky tipi paska desht ta shfrytezoj me pagese

Toni07.10.2012/20:43

Kosovar, 21 vjeqar, 8000 franga në xhep, provon ta puth me zor në errësirë..., po i vie era ksaj. 8000 euro jan shum për një 21 vjeqar, aq ma shum me i mbajt kesh në xhep.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CShi i lehtė
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell