• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Një muaj paraburgim për Elvis Kelmendin

Publikuar: 26.09.2012 - 18:57

Prishtinë, 26 shtator - Një gjykatës vendor i procedurës paraprake ka urdhëruar një muaj paraburgim kundër një të dyshuari të akuzuar për tentim vrasje të rëndë të Elvis Hoxhiqit, të kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitin 2010, ka bërë me dije EULEX-i. Rasti ka të bëjë me Elvis Kelmendin, i cili është arrestuar fillimisht nga Policia e Kosovës më 22 shtator, bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar, por në mungesë të marrëveshjeve për ekstradim në mes të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, Kelmendi pas ndalimit 48 orësh nga policia kosovare është lënë i lirë.

Elvis Kelmendi është biri i Naser Kelmendit, shtetasit nga Bosnjë e Hercegovina, me prejardhje nga Kosova.

Emri i Naser Kelmendit gjendet në “listën e zezë” të presidentit amerikan, Barack Obama, përkrah atij të liderit të kartelës meksikane të drogës, Jose Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan Sajed Vazir Shah.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell