Aksident i rëndë në Gjirokastër, 3 të vdekur, 8 të plagosur

Artikujt tjerė
- Aksident i rëndë në Gjirokastër, 3 të vdekur, 8 të plagosur
- Kapet me armë polici i rremë në Shijak
- Arrestohet djali i Naser Kelmendit
- Arrestohet sulmuesi i punëtorëve të KEK-ut
- Prishtinë, për 9 muaj 1 300 vjedhje të rënda
- Vdes biçiklisti i goditur nga automjeti në Gjakovë
- Prishtinë, zbulohet punëtoria e falsifikimit të alkoolit
- Trafikuan vajzën 14 vjeçare, arrestohen tre të dyshuar
- Gjashtë të dënuar për kontrabandim emigrantësh
- Zbulohen armë e municion në Vërmicë
Gjirokastër, 23 shtator (E plotësuar) - Një aksident i rëndë, me pasojë 3 të vdekur dhe 8 të plagosur ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur Vanister. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes së tri automjeteve ka humbur jetën mjeku i spitalit të Gjirokastrës, Tahir Bitri, një grua e identifikuar si Sose Nikolla, 70 vjeçe nga Golemi, si dhe Shpëtim Çela, 26 vjeç, nga Korça, i cili ka vdekur në spital, transmetojnë mediumet shqiptare.
Plagë kanë marrë të gjithë personat e tjerë që udhëtonin në automjetet e përfshira në aksident, një Ford Fokus, një furgon me pasagjerë, dhe një Renault Clio.
Mësohet se furgoni me pasagjerë, që drejtohej nga Xhevair Likaj, u përplas fillimisht me veturën Ford, që drejtohej nga Entela Bitri, dhe më pas me veturën Renault.
Të aksidentuarit që kanë marrë plagë më të rënda janë transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur transportimin e të gjithë të plagosurve drejt spitalit Omer Nishani, prej ku mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.









Xhevdeti24.09.2012/13:58
Aksidentet ne Shqiperi dhe Kosove jane bere fenomene te perditshme,ketu ne keto dy vende nuk punohet per shkaqet e ketyre aksidenteve te perditshme duke u bazuar ne kontrollet teknike te makinave ne hetimet se si paisen me patent shofer si dhe mungesa e policise neper rruge e cila duhet te kujdeset ne ngasje dhe shpejtesise qe vozisin vozitesit por edhe mos ndshkimi i shoferve me gjoba si dhe moskonfiskimi i patentshoferit dhe automjetit.