• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Është zhdukur Monika Berisha nga Zara

Publikuar: 19.09.2012 - 10:32

Zarë, 19 shtator - Monika Berisha, 17 vjeçare nga Zara, është zhdukur para 9 ditëve dhe nuk ka asnjë gjurmë se ku mund të ndodhet ajo, transmeton njoftimin INA.

Policia në Zarë në bashkëpunim me policinë në Zagreb përpiqen ta gjejnë 17 vjeçaren Monika Berisha, zhdukjen e së cilës e ka paraqitur e ëma, ditën e shtunë më 9 shtator. E ëma e saj pohon se ajo edhe më parë është larguar nga shtëpia, por pas dy tre ditëve përsëri është kthyer.

Zhdukja e 17 vjeçares Monika Berisha është paraqitur që para 9 ditëve, saktësisht më 9 shtator, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë. E ëma e saj, pohon se disa ditë para zhdukjes, Monika ka biseduar me të ëmën për të shkuar në Zagreb tek një moshatare dhe shoqe e saj. Sipas saj, ajo është dashtë  atje të qëndrojë vetëm  gjatë vikendit.

Mirëpo, vajza ka shkuar tek shoqja e sajë, ndërsa nuk është kthyer në shtëpi. E ëma ka deklaruar se ajo edhe më parë është larguar nga shtëpia, por pas dy tre ditëve zakonisht është kthyer sërish  në shtëpi.

Telefoni i sajë celular, nga dita e shtunë është shkyçur dhe nuk  ka qasje, shkruan gazeta “Zadarski List”. Luten të gjithë që kanë ndonjë informacion për këtë vajzë, të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, ose në emailin për personat e zhdukur : nestali@nestali.hr.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu