Zjarrvënësit presin ndëshkimin e gjykatave

Artikujt tjerė
- Aksidentohet për vdekje efektivi i policisë
- Zjarrvënësit presin ndëshkimin e gjykatave
- Pogradec, vret dy të afërm
- Asgjësohen 9.280 kg mallra të kontrabanduara
- Kapet autori i vrasjes së kryekomisarit të Shijakut
- Kelmendi i kërkuar në Bosnjë ka ikur në Kosovë?
- Mark Kashnjeti mohoi krimet mbi serbët në Prizren
- Aksident në Elbasan, vdes shoqëruesi i Nishanit
- Ish-gjyqtari Kolë Puka para gjyqit
- Ishte nisur në të zezë për Gjermani, zhduket
Gjilan, 15 shtator - Dhjetëra propozim-akuza janë ngritur nga Prokuroria Komunale e Gjilanit për muajt korrik, gusht e shtator, për zjarrvënësit e qëllimshëm, të cilët presin ndëshkimin e Gjykatës, tha kryeprokurorja Rabije Jakupi.Prokuroria Publike Komunale në Gjilan me kohë i ka përgatitur dhe proceduar të gjitha rastet ku është vërtetuar se zjarrvënësit kanë shkaktuar qëllimisht shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, tha kryeprokurorja komunale për rajonipress.
Jakupi tha se ky institucion është treguar efikas për t`i përballur me drejtësinë të gjithë ata të dyshuar shqiptarë e serbë, të cilët për këta tre muaj të verës qëllimshëm kanë shkaktuar zjarre. Ajo shoti se Gjykata ende nuk ka vendosur për asnjërin rast edhe pse lëndët me kohë janë përfunduar nga prokurorët.
Në propozim akuzat e ngritura nga prokurorët janë akuzuar disa persona: Sali Jahiri, nga Vitia, Dragan Bogdanoviq, nga Kamenica, Agim Spahiu, nga Kamenica, Amir Hotlani, nga Kamenica, Fatmir Murseli, nga Begunca e Vitisë, Ekrem Halili, nga Bujanoci, me vendbanim në Gjilan, Albion Rrahmani, nga Vitia, Zyhrije Rudhani, nga Kamenica, dhe Selim Rudhani, nga Gjilani.
Të gjithë këta të dyshuar sipas propozim akuzave kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për njerëzit dhe pasurinë duke ndezur hamullor, bërllok, ara ,mbeturina, barishte, drunj dekorativë, pemë të ndryshme, e që kapin vlerën e qindra e mijëra eurove dëme.
Kryeprokurorja Jakupi tha se dënimi për këta persona shkon deri në një vit, duke përfshirë këtu edhe ata që nga pakujdesia i kanë shkaktuar zjarret.










Besnik Llapotinca16.09.2012/09:41
Zonja prokurore, nuk ma merr mendja se e ke prapanicën që e këputë fijën e kashtčes me te. Provoe një here pastaj mundesh të ngritësh akt akuza. Mos më keqkupto se nuk po ju kritikoj, por nga friga se shqiptarët ende nuk e respektojnë as ligjin e as institucionin, dhe kam bindjen se nuk të lënë të qetë bëni jetën dhe gjumin e rehatshëm. Këto po i them nga përvoja e një gjygjtari në Gjilan që kan dashur të paditurit t'ia kidnapojnë djalin sikur mos t'i lironte si të pafajshëm!