• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Për trafikim të arabëve, 42 muaj burgim

Publikuar: 13.09.2012 - 17:19

Gjilan, 13 shtator - Në Gjykatën e Qarkut në Gjilan është shpallur aktgjykimi nga ana e gjykatësit Hasan Sadiku për grupin e akuzuar për trafikim të emigrantëve. Në aktgjykim thuhet se Blerim Rexhepi, Defrim Zylfiu dhe Sonja Ristiq (police), të akuzuar për veprën penale trafikim i emigrantëve, janë fajtorë sepse që nga 10 maji i këtij viti në mënyrë të organizuar, duke i ndarë rolet dhe detyrat, janë marrë me trafikim të emigrantëve Ali Velijudin, Fatih Fudejl dhe Xhemal Hamdi, shtetas siriane, dhe Mumin e Adil N., shtetas algjerianë.Blerim Rexhepi është dënuar me 15 muaj burgim, Defrim Zylfiu po ashtu me 15 muaj, ndërsa Sonja Ristiq me 12 muaj burgim.

Të pandehurit i kanë vendosur në motel restorantin “Astor”, kanë organizuar trafikimin e tyre përmes Serbisë, për t`i dërguar në shtetet e Evropës perëndimore, ndërsa si  kundërshpërblim kanë kërkuar nga 800 euro për një person, duke ju premtuar se do të angazhojnë edhe policen Sonja Ristiq për t`i përcjellë deri në kufirin me Hungarinë.

Blerim Rexhepi pastaj i ka dërguar në Bujanoc, tek stacioni i autobusëve, ku i ka pritur e pandehura Sonja Ristiq, e cila u ka lënë dy bileta të dëmtuarve Mumin dhe Adil, e të cilët më pastaj janë arrestuar nga policia serbe.

Kryetari i Gjykatës së Qarkut në Gjilan, Zyhdi Haziri tha për rajonipress se tre të dënuarve tashmë u është ndërprerë paraburgimi.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 20°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme