• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Shkodër: Arrestohen dy gjilanas, dyshohen për drogë

Publikuar: 06.09.2012 - 18:52

Shkodër, 6 shtator - Strukturat e anti-drogës së Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit, arrestuan në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës Arbnor Ajvazin, 20 vjeç, dhe Eros Hazirin, 19 vjeç, të dy lindur e banues në qytetin e Gjilanit.

Sipas policisë së Shkodrës, arrestimi i tyre u bë për arsye se në pikën e përbashkët kufitare të Muriqanit, në dalje nga Shqipëria për në Malin e Zi, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin Golf, që drejtohej nga Ajvazi, poshtë ulëses së pasme, prapa shoferit, u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 qese të tejdukshme farmacie, të mbushura me lëndë bimore, në gjendje të tharë, me karakteristika si ajo e kanabis sativa, me peshë 28.6 gram, transmeton BW.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan edhe katër celularë si dhe automjeti me të cilin udhëtonin.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 33°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell