• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Çekia arreston grupin e falsifikatorëve, mes tyre edhe shqiptarë

Publikuar: 02.09.2012 - 09:19

Pragë, 2 shtator - Harta e shtrirjes së aktivitetit kriminal të shqiptarëve po zgjerohet gjithnjë e më shumë në Evropë. Pas shteteve të njohura si Italia, Greqia, Gjermania, Belgjika e Zvicra, ku lajmet për arrestimin e shqiptarëve për vepra të ndryshme kriminale janë kthyer në rutinë, një tjetër shtet i shtohet kësaj harte. Bëhet fjalë për Republikën Çeke, policia e së cilës ka arrestuar ditën e djeshme 17 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptar, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve si pasaporta, patenta e karta identitetit, të cilat më pas u shiteshin kundrejt shumave që varionin deri në 1800 euro.

Kanë qenë oficerët e policisë së Pragës dhe të Brnos, të cilat kanë ndërmarrë operacionin e koduar "Poker", i cili çoi në arrestimin e 17 personave, mes tyre shqiptarë, bullgarë, çek, ukrainas, e egjiptian. Hetimi për këtë operacioni mësohet se ka zgjatur për mbi 18 muaj dhe ka çuar në dokumentimin e plotë të aktivitetit të këtij grupi, i cili mendohet se për mbi 10 vjet ka dominuar tregun e falsifikimit të dokumenteve në Republikën Çeke. Nga dokumentet e sekuestruara ka rezultuar se anëtarët e këtij grupi ishin të specializuar në ndryshimin e dokumenteve ekzistuese, por edhe në prodhimin e dokumenteve të reja. Grupi, i cili ishte i stacionuar në Pragë, prodhonte dokumente të falsifikuara dhe për në Slloveni, Bullgari, Belgjikë, Holandë, Finlandë e Danimarkë, të gjitha me një cilësi shumë të lartë dhe të vështirë për t'u dalluar. Seti i dokumenteve që përmbante pasaportë, kartë identiteti dhe patentë, arrinte deri në 1800 euro. Ndërkaq, policia çeke bën të ditur se në përfundim të operacionit u bë i mundur ndalimi i 17 personave, si të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar të falsifikimit. Gjithashtu bëhet e ditur se 14 persona janë arrestuar menjëherë, 1 ishte i arrestuar për një tjetër krim, ndërsa 2 persona do të procedohen në gjendje të lirë, transmeton.

Nga hetimet 18-mujore është provuar se biznesi ishte shumë fitimprurës. Rrjeti i falsifikatorëve ishte i shtirë përveç Republikës Çeke dhe në Gjermani, Austri, Rumani, Bullgari dhe vendet e ish-Jugosllavisë. Persona në këto shtete merrnin porosi nga persona të ndryshëm dhe i transmetonin ato në Çeki, ku dhe kryheshin falsifikimet, më pas dokumentet e falsifikuara i dërgoheshin dorazi ose me anë të postës personit që i kishte porositur. Në kuadër të këtij hetimi janë shoqëruar 19 persona të moshave 23-60, si të përfshirë në këtë rrjet. Dyshohet se lidhja mes grupeve të falsifikatorëve janë 5 persona shqiptarë dhe bullgar, të cilët jetojnë prej vitesh në Republikën Çeke. Identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur, por mësohet se këta persona kanë pasur role kryesore në këtë organizatë kriminale. Ndërkaq, mësohet se Policia Çeke është duke vijuar sërish hetimet për identifikimin dhe ndalimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë organizatë, të cilësuar si një prej më të mëdhave e më të rrezikshmeve në Evropë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell