Arrestohen tre serbë, kanë sulmuar 2 policë në jug të Mitrovicës

Artikujt tjerė
- Arrestohen tre serbë, kanë sulmuar 2 policë në jug të Mitrovicës
- Pranga i riu që grabiti udhëtarin nga Kosova
- Një i ri mbytet në liqenin e Dibrës
- Grabit gjyshen dhe kërcënon hallën
- Plagosen dy të rinj shqiptarë
- Për gjashtë javë 9 të lënduar nga armët nëpër ahengje
- Në Vlorë arrestohen katër grabitës
- Skënderaj: Gjatë këtij viti, tre abuzime seksuale me të mitura
- Gjakovë: Gushti tejkalon korrikun për numër të zjarreve
- Pritet ekstradimi i të dyshuarit për vrasjen e Vigan Morinës
Mitrovicë, 28 gusht - Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar mbrëmë me shishe xhami nga tre persona të nacionalitetit serb në pjesën jugore të Mitrovicës. Njëri nga policët është goditur në këmbë me shishen e hedhur dhe konsiderohet të ketë marrë një lëndim sipërfaqësor, raporton KTV. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit kur patrulla e policisë ka ndaluar ata për ti legjitimuar. Sipas policisë të dyshimtit kanë ardhur nga pjesa jugore nëpërmjet urës kryesore mbi Ibër. Ata më pas janë arrestuar për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Po ashtu njoftohet se të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Bashkë me tre të arrestuarit kanë qenë edhe disa persona të tjerë të cilët me vrap janë larguar në drejtim të pjesës veriore të qyteti, thuhet në komunikatën e policisë.









