• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

EULEX: Disa persona akuzohen për krim të organizuar

Publikuar: 09.08.2012 - 12:40

Prishtinë, 9 gusht - Një gjyqtar i procedurës paraprake i misionit EULEX ka urdhëruar masën e paraburgimit për dy të dyshuar dhe masën e arrestit shtëpiak për tetë të tjerë, për një periudhë prej 15 ditësh, për një rast të krimit të organizuar dhe trafikim të njerëzve, ka njoftuar misioni i BE-së në Kosovë, EULEX.

Më tutje,  theksohet se rasti ka të bëj me trafikimin e pretenduar të grave nga Moldavia, të cilat ishin të punësuara si kameriere, në një numër kafenesh në rajonin e Gjakovës, por që ishin të detyruara të kryejnë marrëdhënie seksuale me klientë që paguanin.

Në mesin e atë akuzuarve janë pronarët dhe menaxherët e kafeneve, një pronar hoteli dhe dy zyrtarë, për të cilët thuhet se kanë ndihmuar në marrjen e lejeve për të legjitimuar qëndrimin e këtyre grave në Kosovë.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror vendës nga Zyra e Prokurorit Special të Kosovës, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CKryesisht me vranėsira
Shkup 17°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu