Kukës: Në përplasjen e xhipit me autobusin vdes A. Ndrecaj

Artikujt tjerė
- Tentoi të dhunojë policen, përfundoi në pranga
- Kukës: Në përplasjen e xhipit me autobusin vdes A. Ndrecaj
- Rrëshen: Vritet një person, plagoset i vëllai
- Aksident trafiku në rrugën Elbasan-Peqin, 8 të plagosur
- Shkodër: Gjendet një i vdekur në ujërat e lumit Buna
- Kapet në Itali gomonia me 122 kg drogë, arrestohen dy shqiptarë
- Në Bërzhitë të Tiranës 2 të vdekur nga shembja e dheut
- Goditet grupi italianë-shqiptarë i drogës
- Mynih: Në pranga shtatë shqiptarë për kontrabandë me cigare
- Tiranë: Një 17-vjeçar gjendet i vdekur në banesë
Kukës, 5 gusht - Një 44 vjeçar nga Kosova humbi jetën në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në një aksident automobilistik në segmentin e autostradës Morin-Kukës. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur sot se rreth orës 02:00 pas mesnate, 44 vjeçari Ali Ndrecaj, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij Rang Rover, me targë NE 340 L, është përplasur me një autobus që udhëtonte drejt Morinit me pasagjerë kosovarë. Për pasojë, drejtuesi i Rang Roverit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa udhëtarët e autobusit nuk kanë pësuar lëndime.
Sipas burimeve të policisë, shkaku i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara të xhipit Range Rover.
Si raporton BalkanWeb, vetëm në muajin korrik, në segmentin e autostradës Morin- Kukës-Tuneli i Kalimashit, kanë humbur jetën katër persona dhe ka pasur edhe disa të plagosur, si rrjedhojë e aksidenteve, ku janë përfshirë kryesisht drejtues mjetesh nga Kosova.








