• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Plagosje e rëndë me thikë në mes shqiptarësh

Publikuar: 29.07.2012 - 20:16

Cyrih, 29 korrik - Rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës, para një klubi në Volketswil të Cyrihut, ka ndodhur një zënkë në mes të dy shqiptarëve, që ka përfunduar me therje me thikë dhe shkaktim plagësh të rënda për njërin prej tyre, raporton albinfo.

Njëri shqiptar, shtetas i Shqipërisë, 35 vjeç, ka therur me thikë në pjesën e epërme të trupit shtetasin e Kosovës, 37 vjeç.

Ndonëse me plagë të rënda, kosovari ka mundur të njoftojë policinë për gjendjen në të cilën ndodhej. Pas marrjes së ndihmës së parë, ai është dërguar për në spital, ku i është nënshtruar trajtimit të mëtejmë. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari për therje ka ikur nga vendi i ngjarjes, por policia e ka kapur atë pak kohë më vonë në një lokal në Dietlikon të Cyrihut.

Motivet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të panjohura. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell