• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Sekuestrohen 100 kg drogë, arrestohen gjashtë persona

Publikuar: 28.07.2012 - 12:23

Tirnaë, 28 korrik - Në vijim të operacioneve të fundit të realizuara nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, sot nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 6 shtetasve për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike duke sekuestruar 100 kg lëndë narkotike.  Arrestimi i shtetasve Arjan Kolaj, Eduart Gjonaj, Kristina Gjonaj, Fatjon Dedaj, Bardhok Arapi dhe Gjok Dedaj, u bë pasi më 27. korrik, në orën 18.00, në aksin rrugor Durrës – Tiranë në Maminas, janë kapur në flagrance me një sasi prej 100 kg e ndarë në paketime brenda së cilave kishte bimë të dyshuar narkotike me erë dhe me karakteristika si ajo e Cannabis Sattiva, transmeton BW.

Gjatë hetimit ka rezultuar se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet të paligjshëm, janë edhe dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim. Lënda narkotike vinte nga Lazarati me destinacion më pas shitjes dhe tregtimin e saj në Tiranë.

Përgjatë momenteve të kapjes së tyre, shtetasit e sipërcituar kanë bërë rezistencë ndaj forcave të policisë duke i kundërshtuar me dhunë dhe në tentativë për tu larguar me automjet.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan 100 kg bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 5 telefona celular se bashku me kartat sim dhe 3 automjete.

Nga strukturat e Policisë së Kryeqytetit vazhdon hetimi ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe hetimi pasuror i Aseteve Kriminale të përfituara, bazuar në Ligjin “Antimafia”.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell