Zbulohet arsenal revolesh, arrestime në Podujevë dhe Obiliq

Artikujt tjerė
- Sekuestrohen 100 kg drogë, arrestohen gjashtë persona
- Vetëvritet me çifte 17-vjeçarja
- Kapen 2.4 milionë cigare kontrabandë nga Kosova
- SHBA dënojnë me 6 vjet burg Almir Rrapon
- Shfajësohen tre persona për një rast të vrasjes
- Aksidentoi ish-ministren, dënohet me 2 vjet burg
- Shkup, rikthehen incidentet
- Bastisje në Radozhdë të Strugës
- Arrestohet në Ferizaj i shumëkërkuari për vrasje dhe grabitje
- Dëshmia e Naim Miftarit, larg pritjeve të prokurorisë
Rahovec, 25 korrik - Njësia patrulluese e trafikut së bashku me njësinë e autokrimeve, gjatë realizimit të një kontrolli kanë ndaluar një veturë të dyshuar të tipit BMW, në të cilën gjendeshin të dyshuarit Lulzim H. (1983) dhe Qamil M. (1981).
Gjatë kontrollimit të veturës zyrtarët policorë kanë vërejtur të fshehur një qese në të cilën gjendeshin municione të kalibrave të ndryshëm.
Menjëherë është njoftuar njësiti i krim-teknikës, të cilët kanë dalë ne vendngjarje dhe kanë bërë kontrollimin e detajuar të veturës, ku fillimisht janë gjetur gjithsej 697 fishekë.
Të dyshuarit janë nga komunës e Podujevës dhe e Obiliqit.
Me autorizim të prokurorit përkatës, në shtëpitë e tyre është bërë bastisja e shtëpive, dhe me këtë rast janë gjetur dhe janë konfiskuar 86 revole të ndryshme, 11 500 municion të kalibrit AK-47 - 7.62 mm, 1 629 municione të kalibrave të ndryshëm, disa karikatorë, si dhe automjeti i tipit BMW.
Me autorizim të prokurorit, dy personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e ndalimit për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.









